Në mbledhjen e zhvilluar sot nga Këshilli Gjyqësor, gjyqtarja Daniela Dimovska u emërua kryetare e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit.
None found
Zgjedhja erdhi pas përfundimit të një procedure me shpallje publike, ku kandiduan dy persona: Daniela Dimovska, gjyqtare dhe ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, si dhe Ivica Stefanovski, gjyqtar në të njëjtin institucion.
Kreu i Komisionit të Përzgjedhjes, Ivica Nikolovski, bëri të ditur se të dyja kandidaturat ishin të rregullta dhe se kandidatët kishin kaluar testimet dhe intervistat e parashikuara. Pas pranimit të raportit dhe procesit të votimit, kryetare u zgjodh Dimovska.
Një vit më parë, Dimovska ishte zgjedhur ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale të Shkupit. Para kësaj, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në po këtë gjykatë.
Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të…
Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis në zonën e Voulës, pasi…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamboxhia, ku pesë vajza të mitura kanë humbur jetën pasi automjeti që po i…
MPB Maqedoni njofton se sot (11.11.2026), në orën 02:25, në rrugën "Taki Daskallot", në zonën e Draçevës në Shkup, nëpunës…
Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet, dhe të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave…
Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari…