Censi i vitit 2023 i cili u publikua sot, tregoi ndryshimet e mëdha demografike të popullsisë së Shqipërisë.
Një prej komuniteteve me rënien më të madhe, paraqitet pakica maqedonase, transmeton portali Albeu.com.
Kështu në të gjithë Shqipërinë, maqedonas janë vetdeklaruar vetëm 2281 persona. Sipas regjistrimit të vitit 2011, numri i maqedonasve ka qenë 5,512.
Ata jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës në Korçë, e njohur si komuna e Pustecit, si dhe në disa fshatra të tjera në në rajonin e Gollobordës në rrethin e Dibrës.
Ndërkohë, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian ka reaguar në lidhje me të dhënat e Censit të publikuara ditën e sotme nga INSTAT.
AMIE, shprehet e pakënaqur, madje e indinjuar në lidhje me të dhënat e publikuara.
Sipas kësaj partie, në këtë proces nuk janë zbatuar standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit. Madje ata kanë kërkuar ribërjen e procesit, transmeton Albeu.com.
AMIE shton se në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas është bërë presion nga ana e Bullgarisë dhe janë dhënë pashaporta për qytetarët shqiptarë.
Vijon beteja me flakët në Mallakastër, ku situata mbetet problematike në krahun e Drenies. Era e fortë që ka nisur…
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjete, Aulon Kalaja, qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe…
Një situatë shqetësuese mjedisore është konstatuar në Gjirin e Lalzit, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdhen drejtpërdrejt në…
Kosova po përballet me një situatë të ndjeshme institucionale, ndërsa afatet për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të…
Në rrugën lokale Ilinden-Marinë mbrëmë nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështje Rrugore…
Real Madridi është gati të dëgjojë ofertat për Raul Asencion, ndërsa mbrojtësi spanjoll ka tërhequr interesin e Olympique Marseille.E ardhmja…