shqiperi

INSTAT publikon të dhënat e Censit: Në Shqipëri janë 2 402 113 banorë, 430 mijë më pak se në 2011

2.402.113 banorë jetojnë në Shqipëri, sipas rezultateve të Censit 2023.

Në krahasim me të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2011, ku popullsia ishte 2,831,741 banorë, rezulton se Shqipëria është tkurrur me 429 mijë shqiptarë.

Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censi i vitit 2001 ishte 3,069,275.

Sipas drejtoreshës së INSTAT, Elsa Dhuli, censi vlerësoi në territorin shqiptar më datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.

Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave.

të fundit

Zjarr masiv në British Columbia, mbi 20 mijë banorë urdhërohen të largohen

Mbi 20 mijë persona janë evakuuar në Kanadanë perëndimore, pasi një zjarr i madh u përhap me shpejtësi drejt zonave…

5 minutes ago

Ilir Kërçeli tregon propozimin e LVV-së për PDK-në dhe LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar…

10 minutes ago

Barcelona mbron Marc Bernal dhe përgatit rinovimin e tij

Marc Bernal mbetet pjesë e planeve të Barcelonës, pavarësisht konkurrencës së shtuar në mesfushë dhe interesimit nga klubet e mëdha…

11 minutes ago

Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

Në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK ka ushtruar kontroll në kompaninë “Atelier 4”, në pronësi të vëllezërve…

14 minutes ago

Katër persona ndalohen në Shkup, policia sekuestron kokainë dhe marihuanë

Më 09.08.2026, rreth orës 01:00, në zonën e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë të Njësitit për Tregti të Paligjshme pranë…

16 minutes ago

ZHVILLIM I BUJSHËM! Futbollisti i cilësuar si “risi” e Sylvinhos në Kombëtare ndërpret kontratën me klubin, zbulohet arsyeja

Bujar PllanaBujar Pllana ka vendosur të largohet nga Lechia Gdnask [...]Read More...

17 minutes ago