Categories: maqedoni

Martesat në Maqedoninë e Veriut bien ndjeshëm, ndërsa divorcet shënojnë rritje

Struktura e familjes në Maqedoninë e Veriut po pëson ndryshime të mëdha. Të dhënat zyrtare evidentojnë më pak martesa, më shumë divorce dhe një vijim të prirjes për lidhje brenda të njëjtit komunitet etnik.

Të lidhura

None found

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 10.507 martesa në vend. Pjesa më e madhe e çifteve i përkasin të njëjtës etni, ndërsa martesat mes komuniteteve të ndryshme përbëjnë zakonisht vetëm 6–10 për qind të numrit të përgjithshëm.

Mes maqedonasve, statistikat për vitin 2025 tregojnë 2.623 martesa maqedonas-maqedonase. Në komunitetin shqiptar janë regjistruar 2.301 martesa shqiptar-shqiptare.

Krahasimi me të dhënat e pesë viteve më parë tregon një rënie të fortë. Në vitin 2020, numri i martesave brenda komunitetit maqedonas ishte 4.701, ndërsa në vitin 2025 zbriti në 2.623. Për shqiptarët, shifra ra nga 3.829 martesa në vitin 2020 në 2.301 në vitin 2025.

Ndryshe paraqitet situata me divorcet, të cilat kanë shënuar rritje. Te maqedonasit, ato u shtuan nga 981 raste në vitin 2020 në 1.036 në vitin 2025. Ndërsa te shqiptarët, numri u rrit nga 260 në 341 divorce.

Martesat mes përkatësive të ndryshme etnike vijojnë të jenë të pakta. Në vitin 2025, 29 maqedonas u martuan me serbe dhe 24 me shqiptare. Në të njëjtën periudhë, 36 maqedonase lidhën martesë me shqiptarë, 19 me turq dhe 16 me serbë.

Në komunitetin shqiptar, këto martesa shfaqen në një numër edhe më të kufizuar. Janë regjistruar 38 shqiptarë të martuar me maqedonase, ndërsa 24 shqiptare kanë zgjedhur maqedonas si bashkëshortë. Po gjatë vitit 2025 janë shënuar edhe 7 martesa shqiptar-turke dhe 7 shqiptar-boshnjake.

Të dhënat për komunitetin serb paraqesin një tjetër veçori: nga 18 martesat ku dhëndri ishte serb, 16 u lidhën me maqedonase dhe vetëm një me serbe.

Rënia e numrit të martesave nuk lidhet vetëm me ndryshimin e zgjedhjeve për partner, por sinjalizon edhe një tkurrje të krijimit të familjeve. Në të njëjtën kohë, shtimi i divorceve e bën këtë prirje edhe më të dukshme.

Këto zhvillime përbëjnë një nga ndryshimet më të rëndësishme sociale të pesë viteve të fundit. Martesat e përziera etnike, ndërkaq, vijojnë të ndikohen nga faktorët kulturorë, fetarë dhe demografikë të komuniteteve dhe mbeten në nivele relativisht të ulëta.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

2 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

2 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

3 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

3 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

3 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

4 hours ago