Në 24 orët e fundit, policia ka privuar nga liria 18 drejtues automjetesh në mbarë territorin e shtetit për drejtim të papërgjegjshëm, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
None found
Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 17 persona u kapën duke drejtuar automjete pa patentë shoferi. Pesë raste u regjistruan në Shkup, tre në Prilep, kurse nga një në Manastir, Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Vallandovë, Gjevgjeli, Veles, Negotinë dhe në zonën e Tetovës.
Po ashtu, në pranga përfundoi një shofer nga fshati Dulica, në komunën e Makedonska Kamenicës. Ai drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi një aksident trafiku që përfundoi me dëme materiale.
MPB-ja njoftoi se, pasi secili rast të dokumentohet plotësisht, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.
Ministria u bëri sërish thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të zbatojnë rregullat dhe dispozitat rrugore. Qytetarëve u kërkohet të mos drejtojnë automjet pa e kaluar provimin për patentë shoferi, gjatë kohës kur ndaj tyre është në fuqi ndalesa për drejtim apo kur ndodhen nën ndikimin e alkoolit, me synim rritjen e sigurisë në trafik.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK për 24 mund t’i mbyllë të gjitha çështjet parimore drejt arritjes së një…
Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka deklaruar se premtimi për punësimin e 600 specializantëve privatë në shëndetësinë publike po hyn…
Prokuroria Speciale bëri të ditur se gërmimet që po zhvillohen në Zubin-Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar se klubi do ta ndiejë mungesën e Marcus Rashfordit, pasi katalanasit vendosën të…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK për 24 mund t’i mbyllë të gjitha çështjet parimore drejt arritjes së një…
Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka deklaruar se premtimi për punësimin e 600 specializantëve privatë në shëndetësinë publike po hyn…