Categories: maqedoni

Bërvenica drejt zgjedhjeve të 18 tetorit me gjashtë kandidatë për kryetar

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbrëmjen e kaluar, në mesnatë, përfundoi afati për dorëzimin e listave për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Të lidhura

None found

Në përputhje me afatin zyrtar, janë regjistruar gjashtë lista kandidatësh. Katër prej tyre janë paraqitur nga koalicione politike, ndërsa dy të tjera nga grupe zgjedhësish.

Kandidati i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja është Jovica Radeski. Në këtë koalicion për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të vitit 2026 bëjnë pjesë edhe NSDP-ja, Partia e Aksionit Demokratik të Maqedonisë, Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve dhe Desnica.

Koalicioni VLEN do të përfaqësohet nga Jakup Useini, ndërsa Stojanço Radieski është kandidati i koalicionit “Maqedonia Jote”. Nga Aleanca Kombëtare për Integrim (NAI) kandidon Arkin Jahiji.

Dy emrat e tjerë në fletën e garës vijnë nga grupe zgjedhësish. Arife Idrizi është propozuar nga grupi që mban emrin e saj, ndërsa Dushan Bogdanovski përfaqëson grupin e zgjedhësve “Dushan Bogdanovski”.

Zgjedhjet do të mbahen më 18 tetor. Ato u shpallën pasi më 23 qershor 2026, në moshën 58-vjeçare, humbi jetën kryetari i atëhershëm i komunës, Ivica Ilievski.

Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, Bërvenica tashmë ka hyrë zyrtarisht në garën zgjedhore me gjashtë kandidatë për drejtimin e komunës.

të fundit

Teuta rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh, Tetova: Rëndësi ka rezultati, zgjedhjet u detyruan nga mungesat

Edlir TetovaTeuta mposhti minimalisht 1-0 Laçin në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores [...]Read More...

51 seconds ago

Milionat nga futbolli nuk i mjaftojnë, Lamine Yamal nis investimet në pasuri të paluajtshme

Lamine Yamal po mendon edhe për të ardhmen jashtë fushës së futbollit, pasi ylli i Barcelonës ka hyrë në biznesin…

2 minutes ago

Paloka për përplasjen Rama-Veliaj: Kryeministri i çon njerëzit në burg, kush do veten të bëhet i penduar i drejtësisë; Veliaj di shumë

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…

9 minutes ago

Chelsea pëson disfatë të thellë në shtëpi nga Leeds United

Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…

14 minutes ago

Zelensky: Ukraina dëshiron me çdo kusht anëtarësimin në NATO, garancitë e sigurisë rikthehen në tryezë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…

14 minutes ago

Gruda, protagonist me gol dhe asistim në fitoren 5-1 të Leipzig ndaj Union Berlinit

Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Leipzigut në Gjermani.Ai ishte njëri ndër…

14 minutes ago