Categories: maqedoni

Bekim Sali: Me miratimin e ndryshimeve në Statutin e UNT-së, zyrtarizohen tre fakultete të reja

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, bëri të ditur se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka votuar pro ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke hapur rrugën për funksionalizimin dhe zyrtarizimin e tre njësive të reja akademike.

Në një postim publik, Sali e cilësoi këtë zhvillim si një zgjidhje përfundimtare për një çështje që për vite të tëra kishte penguar funksionimin e plotë institucional të universitetit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, në Kuvend u miratuan ndryshimet dhe plotësimet në Statutin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa mbështetja për këtë vendim u konfirmua me 59 vota “PËR” dhe pa asnjë votë kundër.

Ai theksoi se këto ndryshime bëjnë të mundur zyrtarizimin dhe funksionalizimin e Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Humane, në përputhje me standardet ligjore dhe me nevojat reale të studentëve.

Sali vlerësoi se ky vendim përfaqëson jo vetëm një arritje institucionale, por edhe një fitore për arsimin e lartë shqip, për studentët dhe për të ardhmen e brezave të rinj.

Ai shtoi se UNT-ja hyn tashmë në një etapë të re zhvillimi, me baza më të forta, më shumë stabilitet dhe një perspektivë më të qartë akademike.

Në fund, Sali nënvizoi se Universiteti “Nënë Tereza” mbetet një shtyllë e rëndësishme e dijes, shkencës dhe përparimit të arsimit në vendin tonë./InfoShqip.com/

të fundit

Përcaktohen datat dhe oraret e gjashtë javëve të ardhshme në Kategorinë e Parë, spikasin Bylis–Pogradeci dhe derbi i Vlorës

Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë…

27 seconds ago

“Parlamenti i krimit”, protestuesit marshojnë para godinës së Kuvendit

Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…

3 minutes ago

Government approves changes to North Macedonia’s 2026 budget

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…

5 minutes ago

Caught driving at 203 km/h on the Skopje–Sveti Nikole highway, driver faces legal action

MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…

5 minutes ago

Citizens: Election of the president brought political stability

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është vlerësuar nga qytetarët si një hap që ka krijuar stabilitet politik…

6 minutes ago

Dux congratulates President Shiroka-Pula and expresses readiness to cooperate

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së…

6 minutes ago