Në përvjetorin e dytë të qeverisjes së koalicionit VLEN, zëvendëskryeministri Bekim Sali deklaroi se ky koalicion ka qenë i hapur dhe transparent me publikun për çdo veprim, masë dhe politikë që ka ndërmarrë.
None found
Ai u shpreh se janë përmbushur shumë premtime, duke theksuar se në 24 muaj kanë arritur të realizojnë atë që, sipas tij, nuk është bërë për 24 vite.
“Në këtë pako të arritjeve të VLEN-it është ligji për jurisprudencën, ligji për medresenë, janë hapja e mbi 2500 kompanive të reja, të nxitura nga rinia, avancime dhe punësime të shqiptarëve mbi 2500 të punësuarve në administratën publike, janë investimet që janë të fokusuara në pjesën perëndimore të RMV-së, që konsiderohen në vlerë diku mbi 3 miliardë euro”, tha mes tjerash Sali.
Lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, Bekim Sali bëri të ditur se ai do të mbetet në Ministrinë e Eurointegrimeve.
“Në pakon me të cilin VLEN vazhdon me qeverisje, si pjesë e shumicës parlamentare, mbetet Ministria e Ambientit Jetësor, Ministria e Ekonomisë, Drejtësisë, e Eurointegrimeve, Kulturës dhe Ministria e Marrëdhënieve në mes Bashkësive, pra janë 6 ministri”.
Sa i takon Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Kulturës, Sali deklaroi se ende nuk ka një emër përfundimtar për drejtimin e tyre.
Ai shtoi se për këto dy dikastere nuk ka ende emra se kush mund t’i udhëheqë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…