VLEN është e gatshme të hyjë në zgjedhje, sidomos pas rezultatit pozitiv të arritur në zgjedhjet lokale, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali.
Sipas tij, ajo që qytetarët presin tani është realizimi i premtimeve që u janë dhënë.
None found
Duke argumentuar se kjo forcë politike nuk i druhet zgjedhjeve në asnjë kohë, Sekretari i Përgjithshëm i VLEN theksoi se ata udhëheqin me 10 komuna, gjë që, sipas tij, përbën një nisje të favorshme në raport me kundërshtarët që ndodhen në opozitë. Megjithatë, ai nënvizoi se, nëse krahasohet nevoja për zgjedhje në këtë moment me pritshmëritë e qytetarëve, atëherë përparësi duhet të ketë çdo gjë që paraqet nevojë reale për ta.
I pyetur nëse OBRM-PDUKM mund të ketë një qasje tjetër nga VLEN dhe të synojë zgjedhje të parakohshme, Sali u shpreh se, pavarësisht interesave të OBRM-PDUKM, në këtë rast po flitet për bllokun shqiptar, përkatësisht për VLEN, dhe për atë se cilat janë pritjet e qytetarëve.
Në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse kryeministri Hristijan Mickoski do të deklaronte se vendi do të shkonte në zgjedhje dhe menjëherë më pas do të zbatohej Korniza Negociuese me Bashkimin Evropian, Sali tha se, nëse do të krijohej një moment i ri politik që do të ndryshonte dinamikën e zhvillimeve në vend dhe nëse kjo do të ishte e rëndësishme për shtetin, atëherë ata sigurisht do të ishin të gatshëm.
“Megjithatë, fakti që ne si parti politike po kërkojmë zgjedhje të parakohshme vetëm për të treguar se do t’i fitojmë zgjedhjet, mendoj se kjo është katastrofike për ne si politikanë dhe për qytetarët”, shtoi Sali./Telegrafi/
Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…
Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Propozimet përfshinin…
Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…
Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...] Read…
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke…
Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…