Categories: maqedoni

BE vlerëson përparimin e Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali e cilëson si shtysë për agjendën evropiane

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, vlerësoi se vendi duhet të marrë njohje konkrete për reformat e ndërmarra dhe për progresin e shënuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai i bëri këto komente gjatë debatit për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Waitz theksoi se hapat reformues që po ndërmerr shteti tashmë po prodhojnë rezultate dhe se Brukseli nuk duhet t’i anashkalojë ato. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet t’u sjellë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përfitime të prekshme, përfshirë një integrim më të thellë në tregun evropian dhe në zonën e roaming-ut.

Të lidhura

None found

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar përparim dhe ka zbatuar reforma të rëndësishme. Në vend ekziston një dinamikë pozitive dhe për këtë arsye është e rëndësishme që këto përpjekje të vlerësohen në mënyrë të duhur,” porositi Waitz.

Në lidhje me këto qëndrime, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, tha se vlerësimet e raportuesit Waitz përbëjnë një njohje të qartë për progresin që po bën vendi në agjendën evropiane, si edhe për angazhimin aktiv të institucioneve në zbatimin e reformave.

“Ky është një mesazh i rëndësishëm që vjen në një moment kyç për vendin tonë. Fakti që në Parlamentin Evropian njihet progresi i Maqedonisë së Veriut dhe theksohet mundësia që vendi të bëhet anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian është inkurajim për të gjitha institucionet që të vazhdojnë me ritëm edhe më të fuqishëm reformat. Evropa e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane dhe detyrimi ynë është që përmes rezultateve ta arsyetojmë këtë besim”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se këto vlerësime janë dëshmi se procesi i integrimit po zhvillohet në drejtimin e duhur, ndërsa mbetet thelbësore që të vijojnë reformat dhe bashkëpunimi me BE-në, në mënyrë që kjo dinamikë pozitive të ruhet.

të fundit

Bardhi: Raporti i KE-së për Shqipërinë është më negativi ndër vite; rendit dhjetë kritika ndaj qeverisjes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian…

21 seconds ago

Ambasadori Eric Wendt: SHBA ka investuar mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri…

45 seconds ago

Kos calls on North Macedonia to implement constitutional amendments

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit…

2 minutes ago

Waitz asks Kos for diplomatic engagement on the issue between North Macedonia and Bulgaria

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, para Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku u prezantua…

3 minutes ago

Egzon Azemi: The wishes of Astrit Dehari and Arbënor Xhaferi are being fulfilled; justice will come

Deputeti Egzon Azemi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka përmendur rastin e Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit,…

3 minutes ago

Kosovo Judicial Council prioritizes court cases involving the media, journalists and SLAPP lawsuits

Raporti i vendit për Kosovën ka vënë në pah se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka paraparë prioritizimin e lëndëve…

3 minutes ago