Categories: maqedoni

BDI: Zhvillimet në Kosovë po ndiqen nga afër, UÇK-ja meriton dinjitet dhe respekt institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim deklaron se po ndjek me kujdes zhvillimet politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë te çështjet që lidhen me mbrojtjen e vlerave të rëndësishme të kombit shqiptar, të dëshmuara ndër breza, njofton shtypi i BDI-së.

Të lidhura

None found

Sipas BDI-së, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një prej këtyre vlerave në historinë bashkëkohore shqiptare, ndërsa roli i saj në çlirimin dhe shtetësinë e Kosovës ka qenë përcaktues.

Partia thekson se UÇK-ja është pasuri e përbashkët kombëtare, që u përket të gjithë shqiptarëve dhe që qëndron përtej ndasive partiake, interesave të momentit dhe dallimeve politike. BDI vlerëson se ajo ka bashkuar shqiptarët në çastet më të rëndësishme të historisë së tyre të re, ndaj kontributi i saj duhet trajtuar me përgjegjësi, dinjitet dhe respekt institucional.

BDI u bën thirrje autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjejnë një rrugëdalje nga situata, duke mbrojtur vlerat e UÇK-së, dinjitetin e pjesëtarëve të saj dhe interesin e përgjithshëm të vendit.

“Në këtë moment, interesat politike të ditës duhet të zëvendësohen nga interesi kombëtar, uniteti dhe përgjegjësia shtetërore, në mënyrë që të ruhet ajo që UÇK-ja përfaqëson për kombin shqiptar dhe historinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Tags: BDI

të fundit

Sveçla dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë forcimin e bashkëpunimit për sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin Ozkan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për…

4 minutes ago

Berisha fton qytetarët në protestën kombëtare para Parlamentit: Nuk do ta drejtojmë tubimin në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në Lezhë për protestën kombëtare që ka thirrur për të enjten përpara Parlamentit.Gjatë…

5 minutes ago

Sarandë, 53-vjeçari që u rrëzua nga skela humb jetën

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 53-vjeçari  Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në…

6 minutes ago

Albin Kurti do t’u drejtohet mediave sonte në orën 19:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sonte konferencë për media, në orën 19:45, në Zyrën e Kryeministrit. Lajmi…

16 minutes ago

Administratori i inceneratorit të Elbasanit në pranga për ryshfet, paratë kishin numra serialë të regjistruar nga SPAK

Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të…

23 minutes ago

Protesta e 129-të kombëtare kundër qeverisë zhvillohet më 6 tetor

Ka nisur edhe sot më 6 tetor protesta kombëtare kundër qeverisë. Qytetarët vazhdojnë që të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi…

23 minutes ago