Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi shpalli fitoren e AKI në komunën e Gostivarit dhe Likovës ndërsa njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.
BDI ka shpallur fitore edhe në Komunën e Çashkës dhe Pllasnicës.
“Edhe në tre komunat e tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sonte kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, deklaroi Arbër Ademi, AKI.