Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me një qëndrim të ashpër pas fyerjeve që Ivan Stoilkoviq i drejtoi deputetes Arbana Pasholli, duke theksuar se kjo sjellje zbulon thelbin e marrëdhënies së ekzekutivit me përfaqësuesit shqiptarë. Nga partia kërkojnë që kryeministri të marrë përgjegjësi dhe të flasë publikisht për rastin.
None found
Sipas BDI-së, fjalët fyese të Stoilkoviqit nuk janë një episod i veçuar, por shprehin frymën e një koalicioni qeverisës VMRO-VLEN-ZNAM, i cili në vend që të respektojë zërin legjitim shqiptar, e nëpërmjet këmbëve dhe i zgjedh aleatët mes atyre që nuk gëzojnë mbështetje popullore, as zë e as dinjitet.
Reagimi e quan të turpshme që një individ me një të kaluar të mbushur me deklarata antishqiptare dhe që deri pak kohë më parë mbante postin e zëvendëskryeministrit për çështjet ndërmjet bashkësive etnike, të shpërblehet tashmë me një dikaster edhe më të fuqishëm. Kjo, sipas tyre, nuk tregon përkushtim për dialog ndëretnik, por përçmon dhe nxit konflikt.
Më tej, BDI e cilëson edhe më të rëndë faktin që ky avancim në detyrë u bë i mundur falë votave të deputetëve të VLEN-it. Ata nuk kanë të drejtë të shfaqen si mbrojtës të interesave shqiptare, teksa mbështesin ngritjen e një politikani që shpreh hapur qëndrime armiqësore dhe fyese ndaj shqiptarëve. Heshtja dhe vota e tyre përbëjnë bashkëpërgjegjësi politike, nënvizohet në komunikatë.
“Sot objekt i sulmit verbal ishte një deputete shqiptare. Nesër, me të njëjtën logjikë, do të goditet çdo zë që nuk i shërben kësaj qeverie. Ndaj kjo nuk ka të bëjë vetëm me Arbanën, por me dinjitetin e gjithë grave në politikë dhe të përfaqësimit politik të shqiptarëve”, thuhet në reagim.
BDI i shpreh solidaritet të plotë deputetes Pasholli dhe kërkon që përgjegjësia politike të merret menjëherë. Kryeministri nuk mund të rrijë në heshtje përballë kësaj sjelljeje, pasi çdo heshtje do të lexohet si miratim i saj. Ekzekutivi duhet të dalë para qytetarëve dhe të tregojë nëse gjuha e urrejtjes, ofendimet dhe poshtërimi i deputeteve shqiptare janë standardi i ri politik që ai promovon.
Në fund, BDI paralajmëron se shqiptarët nuk do të lejojnë që të fyerit e përfaqësuesve të tyre të kthehet në normalitet, ndërsa ata që i kanë dhënë votën të shndërrohen në shikues pasivë apo bashkëpunëtorë të një degradimi të tillë politik.
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
DashiKjo është një ditë e paparashikueshme dhe me ritëm të lartë komunikimi. Duhet t’i kushtoni vëmendje çdo fjale dhe veprimi,…
Gjashtë banorë kanë shkuar në nominim. Njëri prej tyre rrezikon largimin. Eriku, Anjeza, Shqiponja, Fatlumi dhe Zoja. Atyre iu shtua…
Arlinda u shpall sonte si më e pëlqyera e publikut në BBVK5. Rezultati erdhi pas një televotimi të hapur sonte…
Arlinda ka bërë një rrëfim emocional sonte në Big Brother VIP Kosova. Banorja ka folur me lot në sy për…