Categories: maqedoni

BDI: Pas dy vitesh hetime nuk ka asnjë provë, aktakuza politike lidhet me një vendim kolektiv

BDI-ja ka shprehur shqetësim të thellë për ngritjen e një aktakuze që e cilëson politike, përmes së cilës kërkohet përgjegjësi individuale për një vendim të marrë në mënyrë kolektive.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, pas një procesi hetimor që ka zgjatur dy vjet, publiku duhet të informohet se mbi çfarë argumentesh dhe provash konkrete është ndërtuar kjo akuzë.

Nga BDI-ja deklarojnë se e respektojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëherazi kërkojnë që drejtësia të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe pa përzgjedhje.

Partia vlerëson se një vendimmarrje kolektive nuk duhet të përdoret si mjet për vendosjen selektive të përgjegjësisë apo për përndjekje politike ndaj individëve.

Për këtë arsye, BDI-ja kërkon transparencë të plotë gjatë gjithë procesit, në mënyrë që publiku, përfaqësuesit e mediave dhe ekspertët të kenë mundësi të njihen me secilin pretendim, argument dhe provë të paraqitur nga palët.

Një tjetër kërkesë e BDI-së është që rasti t’i nënshtrohet një mbikëqyrjeje ndërkombëtare, të zhvilluar në mënyrë të hapur dhe transparente. Nga partia theksojnë se nuk kërkojnë trajtim të privilegjuar për askënd, por zbatim të njëjtë të ligjit, proces të rregullt dhe drejtësi të çliruar nga ndikimi politik. Sipas tyre, aktakuza nuk mbështetet nga asnjë dëshmi, provë apo fakt.

Tags: BDI

të fundit

Rama replikon ashpër me kritikët e Ukrainës për Kosovën, analistët shprehin rezerva të thella

Kryeministri Edi Rama ka ndezur një debat të fortë politik pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk…

1 minute ago

Gërvalla pret kontributin e LDK-së për zgjedhjen e një presidenti konsensual

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, po shpreson që Lidhja Demokratike e Kosovës të kontribuoj në zgjedhjen e një…

16 minutes ago

Maqedonci: Kosova shpreh gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova ka shprehur gatishmërinë për t’u ofruar mbështetje…

16 minutes ago

Trendi që nuk e imagjinonim kurrë se do të kthehej

I kishit harruar unazat e gishtave të këmbëve që ishin të modës disa dekada më parë? Mesa duket, nuk jemi…

19 minutes ago

Ballkani ndahet papritur me Ardit Deliun, mesfushori që kaloi nga Tirana te Vllaznia

Redon Xhixha dhe Ardit DeliuKlubi i Ballkanit ka ndarë “rrugët” me mesfushorin defensiv, Ardit Deliu [...]Read More...

27 minutes ago

Romë, 71-vjeçarja gjendet e vdekur në dollap; arrestohet djali, dyshohet për vrasje pas konflikteve për paratë e drogës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një grua 71-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një dollapi në banesën…

27 minutes ago