Categories: maqedoni

BDI e kundërshton aktakuzën për Lotarinë: Pas dy vitesh hetime nuk ka prova, përgjegjësia individuale nuk mund të mbështetet në vendime kolektive

BDI ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur kundër 8 personave, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar në Lotarinë Shtetërore. Dëmi i pretenduar ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së tejkalon 507 milionë denarë.

Të lidhura

None found

Partia e konsideron këtë veprim një akuzë politike absurde dhe kërkon të dijë se mbi çfarë provash e argumentesh konkrete është mbështetur ajo, pas dy vitesh hetime.

Ndonëse deklaron se respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, BDI kërkon që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe jo selektive. Sipas partisë, vendimet e marra kolektivisht nuk duhet të shfrytëzohen për të përcaktuar përgjegjësi individuale dhe për të zhvilluar ndjekje penale.

BDI kërkon gjithashtu që rasti t’i nënshtrohet një mbikëqyrjeje ndërkombëtare të hapur dhe transparente. Partia thekson se nuk synon privilegje për askënd, por një proces të drejtë, zbatim të njëjtë të ligjit dhe drejtësi të çliruar nga ndikimi politik, duke këmbëngulur se aktakuza nuk mbështetet në asnjë dëshmi, provë apo fakt.

të fundit

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, ndërron jetë 82-vjeçari në Divjakë

Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Çermë-Divjakë”. Blutë bëjnë me dije se Hyqmet…

7 minutes ago

Katër avionë përfshihen në operacionin kundër zjarrit mbi fshatin Gaber

Një zjarr i madh është përhapur në zonën pyjore mbi fshatin Gaber, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë malor…

7 minutes ago

Tensione në FIFA, Ceferin mund të nisë mocion mosbesimi kundër Infantinos

Figura të larta të futbollit evropian raportohet se kanë zhvilluar bisedime në Salzburg lidhur me krizën në rritje në FIFA,…

8 minutes ago

Koci hedh poshtë pretendimet e Serbisë ndaj Dugagjin Maxhunit: Nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja lidhur me ndalimin e shtetasit kosovar, Dugagjin Maxhuni, nga autoritetet serbe gjatë…

12 minutes ago

Ronaldo lë mënjanë rivalitetin me Messin, mesazhi prekës pas humbjes së babait

Ronaldo ka reaguar me një mesazh prekës në postimin e Lionel Messit, pas ndarjes nga jeta të babait të futbollistit…

13 minutes ago

Vjosa Osmani reagon pasi LDK-ja hoqi dorë nga posti i presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit parlamentar deklaroi se partia e tij nuk kërkon më asnjë pozitë…

23 minutes ago