Categories: maqedoni

BDI: Më pak se 40 shqiptarë mes 549 policëve të rinj

BDI njoftoi sot se të dhënat më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dëshmojnë një dobësim serioz të përfaqësimit të shqiptarëve në radhët e policisë.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, nga 549 policët e rinj që janë pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë, çka përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm.

BDI thekson se një pabarazi e ngjashme është vërejtur edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë, pasi në mesin e 30 efektivëve të dekoruar si më të mirët kishte vetëm një shqiptar.

Në reagim thuhet se këto shifra tregojnë qartë kahun që ka marrë politika e punësimit dhe menaxhimit të kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Partia kujton se policia ishte ndër institucionet kryesore ku Marrëveshja e Ohrit solli një transformim të thellë sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, sipas BDI-së, u përcaktua si standard kushtetues për të garantuar që institucionet shtetërore të pasqyrojnë karakterin multietnik të vendit.

Megjithatë, BDI vlerëson se sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, informacionet nga MPB-ja sinjalizojnë kthim prapa në këtë proces.

Si dëshmi konkrete të kësaj politike, partia përmend faktin se nga 549 policë të rinj më pak se 40 janë shqiptarë, ndërsa vetëm një shqiptar gjendet mes 30 policëve të dekoruar.

BDI deklaron se do të monitorojë çdo konkurs, avancim dhe emërim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në institucionet e tjera shtetërore, duke bërë publik çdo rast në të cilin cenohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

Tags: BDI

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

20 minutes ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

21 minutes ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

22 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

22 minutes ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago