Categories: maqedoni

Ahmeti: Pavarësia e Maqedonisë së Veriut duhet të forcohet përmes barazisë dhe bashkëjetesës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mesazhin e tij, ai e cilëson këtë përvjetor si një mundësi për të reflektuar mbi krijimin e shtetit dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

Të lidhura

None found

Ahmeti nënvizon se Maqedonia e Veriut nuk është ngritur vetëm nga një komunitet. Sipas tij, për shumë vite shqiptarët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera joshumicë nuk e kanë ndier veten të barabartë përballë institucioneve të shtetit.

Ai përmend ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 dhe mënyrën se si u formësua rendi kushtetues në fillim të viteve ’90. Përjashtimi i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera nga vendimmarrja në proceset kyçe të krijimit të shtetit, sipas Ahmetit, krijoi një distancë të madhe mes institucioneve dhe një pjese të qytetarëve.

“Ky ishte një padrejtësi historike, por edhe një model i paqëndrueshëm shtetëror”, shprehet Ahmeti.

Sipas tij, konflikti i vitit 2001 përfaqësoi përballjen me këtë realitet, ndërsa Marrëveshja Paqësore e Ohrit solli një kthesë të rëndësishme në funksionimin e shtetit.

Ahmeti argumenton se Marrëveshja e Ohrit nuk u kufizua vetëm në ndryshimin e disa dispozitave kushtetuese. Ajo, sipas tij, ndryshoi vetë filozofinë e shtetit, duke e larguar atë nga dominimi i shumicës dhe duke e orientuar drejt bashkëjetesës, barazisë dhe përgjegjësisë së përbashkët.

“Shqiptarët nuk kërkuan shtet tjetër. Përkundrazi, u zotuan se do ta ndërtojnë bashkë këtë shtet”, thuhet në mesazhin e tij.

Duke iu referuar zhvillimeve pas vitit 2001, Ahmeti thotë se përfshirja në institucione, administratë, kulturë, arsim dhe jetën publike e një komuniteti të mbajtur për dekada larg tyre kërkonte reforma, angazhim politik dhe ndryshim të mënyrës së të menduarit.

Në këtë kuadër, ai veçon edhe rolin e BDI-së, duke theksuar se integrimi i shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë është konsideruar pjesë e procesit për ndërtimin e një shteti më funksional, demokratik dhe të barabartë.

Ahmeti thekson se, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, arritjet e saj nuk mund t’i atribuohen vetëm një partie ose një komuniteti. Sipas tij, ato përfaqësojnë një pjesë të transformimit të të gjithë shtetit.

“Marrëveshja e Ohrit e forcoi shtetin unitar duke e bërë atë më demokratik. E bëri më të qëndrueshëm duke e bërë më gjithëpërfshirës. Dhe krijoi një bazë mbi të cilën vendi vazhdoi rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, shprehet ai.

Kreu i BDI-së paralajmëron se përpjekjet për ta portretizuar Marrëveshjen e Ohrit si rrezik për shtetin përbëjnë rikthim në një debat që, sipas tij, tashmë e ka marrë përgjigjen nga historia.

Ahmeti shpreh shqetësim edhe për atë që e quan përjashtim nga përfaqësimi, pengesa në përdorimin e gjuhëve, mungesë përfshirjeje në kulturë dhe jetën publike, si dhe për tentativat për të dobësuar apo relativizuar parimet që kanë garantuar paqen.

“Sepse shtetet nuk dobësohen nga barazia. Shtetet dobësohen kur qytetarët e tyre fillojnë të ndihen të përjashtuar”, thekson Ahmeti.

Vizioni i tij për Maqedoninë e Veriut është ai i një shteti unitar, demokratik dhe evropian, që u përket të gjithë qytetarëve dhe mbështetet te barazia e respekti reciprok.

Ai shton se shqiptarët kanë kontribuar dhe do të vijojnë të kontribuojnë në ndërtimin e forcimin e shtetit. Megjithatë, sipas Ahmetit, kërkohet vullnet i përbashkët që çdo qytetar ta konsiderojë vendin të tijin dhe që çdo komunitet të jetë i përfaqësuar në institucionet shtetërore.

Në përmbyllje të mesazhit, Ahmeti u kërkon qytetarëve të mbrojnë arritjet e përbashkëta dhe ta vijojnë rrugëtimin drejt integrimit evropian.

“Ta ruajmë atë që kemi ndërtuar së bashku dhe ta çojmë përpara. Të mos kthehemi te politikat që ndajnë, por të ecim drejt një shteti që bashkon”, shprehet ai.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago