BDI akuzoi sot Qeverinë se, përmes politikave të saj, po e drejton vendin drejt një vale tjetër të rritjes së çmimeve.
None found
Sipas partisë, në më pak se një muaj, një litër dizel është shtrenjtuar nga 82,5 në 99,5 denarë. Diferenca arrin në 17 denarë, që përkon me një rritje prej 20,6%. BDI thekson se shtrenjtimi i regjistruar në Maqedoninë e Veriut është rreth katër herë më i lartë se mesatarja e evidentuar në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krahasueshme.
Nga BDI paralajmërojnë se pasojat e këtij shtrenjtimi do të rëndojnë shumëfish mbi qytetarët. Çmimi prej 99,5 denarësh për litër pritet të rrisë kostot e transportit, ushqimeve, bujqësisë dhe bizneseve, duke krijuar njëkohësisht presion shtesë mbi inflacionin. Çdo kamion që furnizon marketet, çdo autobus dhe çdo automjet pune tashmë kushton më shumë, ndërsa këto shpenzime, në fund, përfshihen në çmimin që paguan qytetari.
Partia opozitare pretendon se Qeveria i ka lënë qytetarët pa mbështetje përballë rritjes më të madhe të çmimit të dizelit gjatë viteve të fundit. Ndërkohë që shtetet e tjera marrin masa përmes uljes së akcizave, subvencioneve dhe mbrojtjes së familjeve, në vend çmimi po i afrohet nivelit prej 100 denarësh, kurse pagat dhe pensionet nuk kanë ndryshuar.
BDI vlerëson se kjo rritje do të pasohet nga një valë e re shtrenjtimesh, fatura e së cilës do të ndihet në çdo familje./Telegrafi/
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku u takuan të martën në vazhdën e diskutimeve për…
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, ka ironizuar…
Një pjesë e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX, që kishte mbetur në orbitën hënore që prej vitit të kaluar,…
Çmimet globale të naftës u rritën sërish këtë të mërkurë, pas rënies së fortë të regjistruar në fillim të javës.…
Një zjarr i rënë rreth mesditës së kësaj të mërkure në fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës, ka përfshirë dhe…
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë jo vetëm pasoja në fushën e betejës, por edhe fenomene të reja sociale.…