Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas deklaratave të VLEN-it për Prokurorinë dhe çështjen “Lotaria”, duke i konsideruar ato një formë skandaloze dhe të papranueshme presioni politik mbi organet e drejtësisë.
None found
Sipas BDI-së, mënyra se si VLEN-i iu drejtua hapur Prokurorisë ka shkaktuar indinjatë në opinion. Partia thekson se reagimi i sotëm dhe apostrofimi i drejtpërdrejtë i këtij institucioni kanë skandalizuar të gjithë publikun.
BDI-ja nënvizon se raportet e komunitetit ndërkombëtar kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për trysni qeveritare ndaj Prokurorisë dhe gjykatave. Sipas saj, qëndrimi i bërë publik sot nga VLEN-i vetëm sa i ka përforcuar këto dyshime.
Duke iu referuar edhe raportit të Bashkimit Evropian, BDI-ja thotë se aty evidentohen shqetësime serioze lidhur me ndërhyrjet politike në sundimin e ligjit. Ajo kërkon që prokuroritë dhe gjykatat t’i marrin vendimet mbi bazën e provave dhe jo sipas udhëzimeve politike apo partiake, pasi drejtësia selektive partiake nuk u shërben as qytetarëve dhe as Maqedonisë së Veriut.
Partia bën të ditur se shqetësimet e saj ua ka përcjellë partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe reagimin e sotëm të VLEN-it. BDI-ja apelon për drejtësi evropiane dhe joselektive, duke rikujtuar se prokurorët mbajnë përgjegjësi dhe duhet të veprojnë në përputhje me ligjin, provat dhe ekspertizat, e jo sipas urdhrave ose dëshirave partiake.
Në vijim të reagimit, BDI-ja pretendon se VLEN-i po tenton ta fshehë “paaftësinë dhe dështimin e tërësishëm” përmes asaj që ajo e përkufizon si përndjekje politike dhe ushtrim presioni ndaj Prokurorisë.
BDI-ja ka ngritur akuza edhe ndaj disa figurave të VLEN-it, duke kërkuar që denoncimet të fillojnë brenda vetë kësaj partie. Ajo përmend Izet Mexhitin dhe Visar Ganiun për mbi 250 milionë euro dëm nga ndërtimet pa leje, Burim Latifin për mbi 19 milionë euro dëm ndaj buxhetit, si dhe Nedim Ramën e keqbërësit e tjerë nga radhët e VLEN-it.
Kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka kërkuar përsëri kohë shtesë për negociatat politike dhe s’ka propozuar kandidat për kryetar të…
Pas tensioneve që përfshinë seancën konstituive të Kuvendit, ku deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit…
Po bëhen gati gjashtë muaj nga caktimi i arrestit shtëpiak për kutinë e zezë të BDI-së, Artan Grubin, në rastin…
Loredana Brati ka ndarë me ndjekësit e saj një set të ri fotografish në rrjetet sociale, ku shfaqet duke shijuar…
Fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës vijon të mbetet i lartë. Gjatë orëve të para të mëngjesit në port…
Një 43-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se është autor i dy…