Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi se kërkesa për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve në Tetovë është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese qysh në mars të vitit 2025.
Sipas kësaj partie, një veprim i tillë paraqet goditje të rëndë ndaj identitetit dhe dinjitetit të shqiptarëve.
None found
Në reagimin e saj, BDI e akuzoi VLEN-in se nuk ka ndërmarrë asnjë hap juridik për ta mbrojtur vendimin e vitit 2007. Po ashtu, BDI vlerësoi se pretendimi i VLEN-it, sipas të cilit vendimi për emërtimin e rrugëve kinse nuk ka qenë në fuqi, është argumenti më i dobët dhe më i paqëndrueshëm që mund të jepet, duke theksuar se ata nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë.
“VLEN nuk mund të ikë nga përgjegjësia. Tetovën e qeverisin prej pesë vitesh. Gjysmëkryetari i VLEN-it, gjegjësisht kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, ka qenë pjesë e pushtetit qendror edhe në periudhën 2020-2024, për më shumë se dy vite si pjesë e koalicionit qeveritar edhe atë si pjesë e koalicionit ‘Mozheme’. Veçanërisht shqetësues është fakti se kërkesa për shfuqizimin e vendimit është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025. Pra, VLEN ka pasur më shumë se një vit kohë për të reaguar, për të ndërmarrë hapa juridikë, për të mbrojtur vendimin dhe për të informuar qytetarët. Nuk bënë asgjë. Sot, në vend të përgjegjësisë, ofrojnë arsyetime të dëshpëruara. Nëse do të ishte kështu, atëherë sipas logjikës së VLEN-it, Gjykata Kushtetuese po merret me akte që nuk prodhojnë pasoja juridike dhe që ndodhen jashtë qarkullimit juridik. Kjo do të ishte jo vetëm juridikisht e papranueshme, por edhe në kundërshtim me vetë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Me këtë arsyetim, VLEN jo vetëm që po e mbron vendimin e Gjykatës kushtetuese por po e demaskon edhe veten. Sa më shumë flasin, aq më e qartë bëhet se nuk kanë as argumente juridike dhe as përgjigje politike për dështimin e tyre”, thuhet nga BDI.
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…