Categories: maqedoni

Banka Popullore kufizon afatet dhe këstet e kredive për qytetarët

Banka Popullore ka miratuar rregulla të reja për bankat që lidhen me kushtet e kreditimit të qytetarëve. Duke nisur nga 1 dhjetori, raporti mes këstit mujor dhe të ardhurave të kredimarrësit do të ulet me 5 pikë përqindjeje. Për kreditë në denarë, kësti maksimal nuk mund të kalojë 45 për qind të të ardhurave mujore, nga 50 për qind sa është aktualisht. Ndërsa për kreditë në valutë të huaj, kufiri zbret nga 45 në 40 për qind. Paralelisht, shkurtohen edhe afatet e shlyerjes: kreditë për banim do të mund të paguhen për një periudhë maksimale prej 25 vitesh, në vend të 30 viteve.

Të lidhura

None found

Sipas BPRM-së, ndryshimet parashikojnë uljen e vlerës maksimale të treguesit DSTI me 5 pikë përqindjeje, nga 50% në 45% për kreditë në denarë dhe nga 45% në 40% për kreditë me komponent valutor. Ky tregues përcakton pjesën e të ardhurave mujore që mund të përdoret për pagesën e kredive. Përjashtim bëjnë kreditë për blerjen e parë të banesës vetjake, për të cilat kufijtë mbeten 50% dhe 45%. Afati maksimal për kreditë për banim ulet nga 30 në 25 vjet, ndërsa për kreditë konsumatore hipotekare nga 20 në 15 vjet. Për blerjen e parë të banesës vetjake, periudha maksimale e shlyerjes mbetet 30 vjet.

Banka Popullore sqaron se synimi i këtyre masave është parandalimi i rreziqeve që mund të krijohen nga ngarkesa e tepërt e familjeve me borxhe, në një kohë kur sistemi bankar paraqitet i shëndetshëm dhe stabil.

“Banka Popullore për herë të parë i vendosi këto masa makroprudenciale në korrik të vitit 2023, ndërsa vendosja e tyre u forcua më tej nga dhjetori i vitit 2025. Të dhënat e deritanishme tregojnë përmirësim të strukturës së kreditimit të ri, me ulje të kreditimit të familjeve me ngarkesë më të lartë borxhi. Prandaj, vendosja shtesë e masave ka karakter parandalues dhe është e orientuar drejt kufizimit në kohë të rreziqeve potenciale nga mbingarkesa e tepërt me borxhe, para se ato të materializohen”, tha BPRM.

Sipas bankës qendrore, vendimi është marrë në një periudhë kur sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe nuk evidentohen rreziqe sistemike. Cilësia e portofolit të kredive për personat fizikë vijon të përmirësohet, ndërsa kreditimi i kësaj kategorie vazhdon të zgjerohet. Në gjysmën e parë të këtij viti, rritja vjetore e kredive për personat fizikë ishte 12,2%, kundrejt 11,2% në vitin 2025. Rritja më e madhe u regjistrua te kreditë për banim, me 16,6%./TV21/

të fundit

515 ushtarë të rinj betohen në FSK, Kurti: Mbi 1 miliard euro për investime në mbrojtje

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi gjeneratën e re si më të madhen deri më tani, duke theksuar se Qeveria synon…

8 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë publikon ecurinë e plotë mjekësore të pacientes me kancer që humbi jetën

Durim Elshani, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar rrethanat e trajtimit të pacientes me kancer,…

9 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare Ryu Murakami, shkrimtari japonez fitues i çmimit Akutagawa

Shkrimtari dhe regjisori japonez Ryu Murakami ka vdekur në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një vepër letrare që sfidoi normat…

12 minutes ago

One person detained for 48 hours in “One-million case” investigation

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person për 48 orë, në kuadër të hetimeve…

18 minutes ago

Bayern Munich konfirmon shtrimin në spital të Vincent Kompanyt pas rrëzimit në stërvitje

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar në spital pasi është rrëzuar pas një seance stërvitore, kanë raportuar mediat…

18 minutes ago

Restoration of fulling mill and grain mill in Bellobrad, Dragash, completed

Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit, ka njoftuar ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. “Dy…

19 minutes ago