Lidhja Shqiptare ka shprehur qartë qëndrimin e saj lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke e lidhur përkrahjen me përfshirjen e së drejtës së diasporës për të votuar edhe në zgjedhjet lokale.
None found
Përmes një deklarate, deputeti i kësaj force politike, Elmi Aziri, theksoi se megjithëse gjatë bisedimeve disamujore kanë qenë konstruktivë dhe të angazhuar për arritjen e konsensusit, ekziston një kufi për të cilin nuk do të bëjnë lëshime.
“Gjatë takimeve disa mujorëshe mes partive për Kodin Zgjedhor, Lidhja Shqiptare kishte propozimet e saja edhe për njësitë zgjedhore, edhe për modelin e financimit edhe për shumë çështje tjera! Por ne ishim në funksion të konsensusit! Ajo për të cilën ne nuk heqim dorë është mundësia e votimit të diasporës edhe në zgjedhjet lokale! Është shumë e thjeshtë!”, ka deklaruar Aziri.
Aziri u ka përcjellë një sinjal të qartë partive të tjera politike, duke paralajmëruar bllokim të plotë të procesit në rast se kjo kërkesë nuk merret parasysh./INA/
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, ka vazhduar formën e mirë në kampionatin polak, duke shënuar për të dytën javë…
Francisco Conceicao ka zbuluar këshillën që Cristiano Ronaldo i dha pasi trashëgoi fanellën ikonike me numrin 7 te Juventusi.Në një…
Mediumi anglez The Athletic ka zbuluar tre objektivat kryesorë që Barcelona tentoi t’i transferonte gjatë afatit kalimtar të verës, por…
Policia ka marrë kontrollin e sheshit “Skënderbej”, duke zmbrapsur pjesën më të madhe të protestuesve pas ndërhyrjes me autobotët e…
Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean…
Juljan ShehuNdërsa po luhen minutat e fundit të ndeshjes Widzew Lodz – Zaglebie, 2 - 0, e vlefshme për javën…