Deputeti i Lidhjes Shqiptare, Elmi Aziri, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se po tentohet të miratohet Ligji për Arsimin e Lartë në mënyrë të fshehtë dhe pa respektuar procedurat.
None found
“Kërkova fjalën për procedurë për të shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin tonë ndaj kësaj praktike që po synohet të vendoset në punimet e Kuvendit. Ky funksionim bie ndesh me disa nene të rregullores, konkretisht me nenin 74, nenin 126 dhe nenin 115”, deklaroi Aziri. Sipas tij, rregullorja përcakton qartësisht rrethanat dhe mënyrën se si thirret një seancë plenare, kushte të cilat nuk janë plotësuar në këtë rast.
Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të seancës, duke theksuar se asnjë prej parakushteve të kërkuara nga rregullorja nuk është përmbushur. Aziri tërhoqi vëmendjen konkretisht te neni 74, i cili përcakton se njoftimi për mbledhjen, së bashku me propozimin e rendit të ditës dhe materialet përkatëse, duhet t’u dërgohet deputetëve të paktën dhjetë ditë pune përpara datës së caktuar për seancë. Megjithatë, sipas tij, thirrja për këtë seancë u bë të premten, në orët e vona të pasdites.
Deputeti e cilësoi këtë mënyrë veprimi si një tendencë klandestine dhe një përpjekje për të kontrabanduar ligje, e cila nuk i shërben as shumicës parlamentare dhe as institucionit të Kuvendit. Ai paralajmëroi se shkeljet procedurale minojnë funksionimin demokratik të Kuvendit dhe nuk duhet të lejohen të ndodhin.
Duke iu referuar dinamikës së ditës së premte, Aziri e përshkroi atë si një ditë të mbushur me skandale që i hapën rrugë seancës së sotme. Ai renditi një seri veprimesh kaotike: fillimisht u thirr komisioni, më pas puna e tij u pezullua, pastaj u thirr sërish seanca, ligji u tërhoq dhe më pas u rifut përsëri. Sipas tij, e gjithë kjo krijon një kaos që synon t’i humbasë deputetët në labirintet e Rregullores.
Në fund, Aziri iu drejtua me një lutje për të ndërprerë seancën dhe për të respektuar rregulloren. Ai kërkoi që deputetëve t’u jepet kohë e mjaftueshme për të diskutuar dhe analizuar çështjen dhe që një seancë e re të thirret në përputhje të plotë me rregullat.
Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja…
Rritja e temperaturave por edhe korrjet nëpër fusha kanë shtuar numrin e intervenimeve nga ana e zjarrfikësve. Në ditë kryhen…
LSDM sot akuzon partinë në pushtet OBRM-PDUKM-në se ka degraduar institucionet e vendit."A ka ndonjë që beson seriozisht te Mickoski?A…
Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka deklaruar se garancitë ndërkombëtare nuk janë të mjaftueshme nëse një shtet nuk…
Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon të ngrejë shqetësime për funksionimin e shtetit dhe për raportet e vendit me partnerët…
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i ka drejtuar Komisionit Evropian pyetje me shkrim…