Tri pikat që kanë të bëjnë me Ligjin për Arsimin e Lartë u hoqën sot nga rendi i ditës i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pasi shumica parlamentare dhe opozita nuk arritën marrëveshje.
None found
Përfaqësuesit e opozitës shqiptare deklaruan se njoftimi për zhvillimin e mbledhjes ishte dërguar pasi kishte kaluar orari i përcaktuar për këtë takim.
Për këtë shkelje reaguan deputetët Rina Ajdari, Halil Snopçe dhe Elmi Aziri, ndërsa Aziri e cilësoi veprimin si një “tendencë klandestine”.
Qeveria dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje lidhur me këtë ligj.
Më 22 prill, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi variantin përfundimtar të paketës me tre ligje për arsimin e lartë. Ajo përfshin Ligjin për arsimin e lartë, Ligjin për cilësinë në arsimin e lartë dhe Ligjin për hulumtimet shkencore. Ligji iu përcoll Kuvendit në fillim të korrikut.
Projektligji për arsimin e lartë, i hartuar për të zëvendësuar legjislacionin aktual, u prezantua nga Janevska më 6 shkurt të këtij viti. Risitë e bëra publike deri tani kanë nxitur kundërshtime si në komunitetin akademik, ashtu edhe te partitë opozitare, disa prej të cilave kanë kërkuar tërheqjen e ligjit të ri. Kritikat ndaj zgjidhjes së propozuar kanë ardhur veçanërisht nga Lidhja Social Demokrate, e cila vlerëson se ajo përmban elemente që mund ta dëmtojnë sistemin e arsimit të lartë në vend.
Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, teksa në Tiranë do të mbahet protesta e 52-të radhazi. Ashtu si në…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të hënën vendosjen e tarifave të reja ndaj Kanadasë, duke rritur tensionet…
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht…
Aktori shqiptar Klodian Hoxha, do të jetë pjesë e kastit në një serial serb i cili do të transmetohet në…
Edhe pse në albumin e saj më të ri Madonna i referohet me tone kritike ish-bashkëshortit Sean Penn, një mik…
Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. [...]Read More...