Categories: maqedoni

Avokati i popullit: Linjë telefonike falas për paraqitjen e cenimit të të drejtës së votës

Në prag të fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2021, e cila fillon nesër, avokati i popullit i përkujton qytetarët se në zyrën e tij funksionon linja telefonike falas 0800 54321, në të cilën do të mund të paraqesin çfarëdo qoftë cenimi të të drejtave të tyre, si gjatë kohës së zhvillimit të fushatës, ashtu edhe gjatë ditëve të zhvillimit të rrethit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, 17 dhe 31 tetor 2021, transmeton Portalb.mk.

Nga zyra e avokatit të popullit thanë se sipas paraqitjeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, ndërkaq të gjitha ankesat që do të arrijnë pas përfundimit të orarit të punës, pas orës 16:00, do të incizohen.

Të lidhura

None found

“Avokati i popullit në funksion të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të veprojë në afat sa më të shkurtër pranë organeve kompetente dhe pranë institucioneve të tjera, me kërkesë që të veprojnë shpejtë dhe në mënyrë efikase në procesin e zgjedhjeve me qëllim që t’u sigurojnë realizimin e të drejtës së garantuar të qytetarëve.” thuhet në njoftim.

Na zyra e avokatit të popullit njoftuan se për paraqitjen e cenimeve qytetarët mund të drejtohen edhe në gjashtë zyrat rajonale çdo ditë pune prej orës 8 deri në orën 16:00, në numrat e telefonave si vijojnë:

Zyra rajonale në Strumicë 034 329-996,
Zyra rajonale në Kërçovë 045 228-586,
Zyra rajonale në Tetovë 044 344-082,
Zyra rajonale në Manastir 047 242-310,
Zyra rajonale në Shtip 032 389 -701,
Zyra rajonale në Kumanovë 031 431-488.

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale më 7 gusht për t’u mbajtur me 17 tetor. Fushata e këtyre zgjedhjeve zyrtarisht fillon nesër. Fushata para raundit të parë duhet të përfundojë më 15 tetor, kur fillon edhe heshtja zgjedhore në mesnatë, ndërsa rrethi i dytë për kandidatët për kryetarë komunash do të zhvillohet më 31 tetor, konkretisht në komunat ku nuk do të ketë fitues pas raundit të parë të votimit më 17 tetor.

të fundit

Pesë dështimet vendimtare që çuan në atentatin ndaj Trump dy vjet më parë dhe arsyet pse Shërbimi Sekret nuk e ndaloi dot

Dy raporte të institucioneve amerikane të auditimit, të bëra publike më 2 korrik 2026, kanë nxjerrë në pah mangësi serioze…

39 seconds ago

Arianit Koci: Osman Selmani, 74 vjeç, nuk ka asnjë lidhje me akuzat që i atribuohen nga Serbia

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, duke deklaruar se klienti i tij…

10 minutes ago

Turkish comedian Deniz Göktaş detained after jokes about Erdogan and Islam, faces charges of inciting hatred and hostility

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar arrestimin e komedianit turk Deniz Göktaş, i cili akuzohet nga autoritetet për “nxitje të…

11 minutes ago

“The Kremlin is behind the protests” / Russian Embassy reacts after Balla’s statement: We were surprised! The government should be careful with its statements, they are looking for enemies where there are none

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Blendi Gonxhja dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant…

11 minutes ago

Tragedy in Vlora: 29-year-old woman found drowned at sea

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka…

11 minutes ago

“Free the boys,” DP MP Jorida Tabaku among protesters outside the “Mine Peza” jail

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shfaqur mes protestuesve, të cilët një ditë më parë marshuan në paraburgimin te…

12 minutes ago