Më shumë se 80 institucione publike nuk i kanë përcjellë të dhënat lidhur me përkatësinë etnike të punonjësve të tyre për vitin 2025 pranë Avokatit të Popullit. Nga kjo zyrë kanë konfirmuar për “Alsat” se u është lënë kohë institucioneve që të dorëzojnë informacionet deri në fund të këtij muaji dhe më pas do të nisë hartimi i raportit përkatës.
None found
Nga Avokati i Popullit bëjnë të ditur se grumbullimi i të dhënave është ende në vijim. Nga rreth 1300 institucione gjithsej, mbeten mbi 80 që nuk e kanë përmbushur këtë detyrim. Aktualisht po kryhen kontrolle për të verifikuar saktësinë e disa prej informacioneve të ardhura, ndërsa data e fundit për plotësimin e kërkesave është fundi i muajit. Menjëherë pas kësaj, do të fillojë përgatitja e raportit.
Rëndësia e raportit të Avokatit të Popullit për përfaqësimin etnik gjatë vitit 2025 qëndron në faktin se ai pasqyron periudhën pas shfuqizimit të balancuesit, kur nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që i detyron institucionet të punësojnë në bazë të përkatësisë etnike. Dokumenti, i cili pritet të finalizohet deri në mbyllje të vitit, do të tregojë nëse mungesa e këtij instrumenti ka shkaktuar çrregullime në strukturën etnike të administratës, duke pasur parasysh se prej dy vitesh kriteri etnik nuk merret më parasysh në konkurset e punësimit publik.
Sa i përket ligjit që do të adresonte këtë çështje, edhe pse nuk përcakton kuota fikse për etnitë ashtu siç bënte balancuesi, ai mbetet i ngecur në Kuvend. Shumica parlamentare nuk disponon votat e mjaftueshme sipas parimit Badenter për ta miratuar atë.
Ndërkohë që tema vijon të jetë objekt diskutimesh prej vitesh, deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, solli në vëmendje javën e kaluar një rast flagrant të manipulimit me identitetin etnik. Ai pretendon se drejtori i tanishëm i Agjencisë për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, Petar Gajdov, fillimisht ishte punësuar në këtë institucion duke u deklaruar si shqiptar dhe më vonë ka ndryshuar kombësinë.
Spasovski argumentoi duke cituar një deklaratë noteriale të Gajdovit, ku thuhej se ai, me numër amëz nga Shkupi, i punësuar si ndihmës-udhëheqës në Sektorin për Çështje Administrative dhe të Përgjithshme, deklaronte me përgjegjësi të plotë se e ndiente veten maqedonas me vetëdije kombëtare maqedonase dhe se i përkiste popullit maqedonas. Kjo deklaratë u bë më 17.09.2026./Alsat/
Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…
Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…
Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…