Procesi i ankesave për furnizimin me autobusë elektrikë ka përfunduar, pasi ankesa e paraqitur u rrëzua sot nga Komisioni i shkallës së dytë për ankesa për prokurime publike. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
None found
Sipas tij, tani pritet të nisë nënshkrimi i kontratës, ndërsa kërkesa ndaj ofertuesit, i cili do të jetë edhe kontraktori zyrtar i shtetit, është që 30 autobusët e parë të dorëzohen në dhjetor ose janar. Afati i dorëzimit është gjashtë muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Nikolloski sqaroi se 60 autobusë të tjerë do të mbërrijnë brenda 12 muajve, ndërsa 60 të fundit brenda 18 muajve, duke bërë që furnizimi i të gjithë 150 autobusëve të përfundojë brenda një viti e gjysmë. Deklaratën ai e dha në “TV Sitel”.
Ndërkohë, të enjten në Qeveri u nënshkruan marrëveshjet për grantin investues të Bashkimit Evropian përmes Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshjet e financimit me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Këto marrëveshje sigurojnë strukturën financiare për zbatimin e fazës së tretë të pjesës hekurudhore Kriva Palankë – fillimi i tunelit ndërkufitar me Bullgarinë, në kuadër të Korridorit hekurudhor 8.
Duke folur për këtë projekt, Nikolloski tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me ritmin e zhvillimit të tij dhe shtoi se, nëse gjithçka vijon sipas planit, punimet intensive të ndërtimit pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…
Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...