Categories: maqedoni

Në janar 2027 vijnë autobusët e parë elektrikë në Maqedoni

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka bërë të ditur se autobusët e parë elektrikë, miqësorë ndaj mjedisit, pritet të arrijnë në janar të vitit 2027. Sipas tij, procesi i furnizimit po shkon sipas planit dhe pritet që këto automjete të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup, por edhe në komuna të tjera të vendit.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për “Kanal5”, Nikolloski sqaroi se prokurimi publik përfshin gjithsej 150 autobusë. Ai theksoi se megjithëse interesimi kryesor mbetet Shkupi, asnjëra komuna nuk do të mbetet anash — do të përfitojnë të gjitha ato që zhvillojnë transport publik urban. Ai renditi mes të tjerëve Kumanovën, Shtipin, Shumicën, Gjevgjelinë, Kavadarin, Prilepin, Manastirin, Ohrin, Gostivarin dhe Tetovën, duke shtuar se lista e plotë do të bëhet publike.

Për sa u përket sasive, Shkupi kishte kërkuar 250 autobusë, ndërsa komunat 89. Nikolloski vuri në dukje se, nëse bëhet një analizë proporcionale, komunat përjashtuar kryeqytetin dalin në kushte më të favorshme, por që realisht mundësitë e buxhetit nuk lejonuan më shumë në këtë fazë.

Duke u bazuar në dinamikën e kontratës, dorëzimi i autobusëve të parë parashikohet brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi i saj, që u bë në fillim të shtatorit. Megjithatë, sipas ministrit, fituesi i tenderit ka dhënë garanci se automjetet e para do të shihen në rrugët e Shkupit që në janar.

Përkundrazi lidhur me vërejtjet e ardhura nga organizatat e shoqërisë civile për prokurimin, Nikolloski i cilësoi krahasimet e bëra si një përpjekje për manipulim, duke nënvizuar se ato nuk bëjnë një krahasim të drejtë mes autobusëve të së njëjtës kategori.

të fundit

Kosova pa tre lojtarë ndaj Irlandës, publikohet lista zyrtare e përfaqësueses

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Republikën e Irlandës me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e fundit të fazës…

5 minutes ago

Boksieri irlandez Lee Reeves humb jetën në moshën 31-vjeçare, tre muaj pas nokautit

Boksieri irlandez Lee Reeves ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda gjatë një ndeshjeje…

6 minutes ago

Nikoloski calls on the EU to find a solution for truck drivers and renewable energy exports from the Western Balkans

Zv. kryeministri Aleksandar Nikolloski nga Forumi i 23-të Ekonomik i Vjenës i bëri thirrje BE-së që të gjejë një zgjidhje…

13 minutes ago

BIRN: Shortcomings in the implementation of the “Smart City” project! Commissioner raises concerns about “smart” cameras in schools

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

13 minutes ago

Costa Rican journalist shot with 10 bullets had exposed links between politicians and drug cartels

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…

13 minutes ago

Police raid on Sozcu TV, arrests and government-appointed administrator in Turkey

Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…

14 minutes ago