Udhëtarët australianë që planifikojnë të shkojnë në Maqedoni këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të shpërthimit të Etheve të Nilit Perëndimor. Autoritetet rekomandojnë marrjen e masave mbrojtëse për të shmangur pickimet e mushkonjave.
None found
Sipas faqes zyrtare të qeverisë australiane për këshillat e udhëtimit, “Smartraveller”, në Maqedoni është raportuar një shpërthim i virusit të Nilit Perëndimor. Udhëzimet për këtë destinacion janë përditësuar sot, më 2 shtator, ndërsa situata është përfshirë në informacionet më të fundit për udhëtarët. Pavarësisht kësaj, Maqedonia vijon të jetë në nivelin më të ulët të këshillimit, që nënkupton respektimin e masave të zakonshme të sigurisë.
Autoritetet australiane bëjnë të ditur se aktualisht nuk ekziston vaksinë kundër Etheve të Nilit Perëndimor. Për këtë arsye, udhëtarëve u sugjerohet të përdorin repelentë kundër insekteve, të veshin rroba të gjata, të lirshme dhe me ngjyra të çelëta, si dhe të qëndrojnë në ambiente të mbrojtura nga insektet.
Të dhënat e fundit të autoriteteve shëndetësore tregojnë se në vend janë evidentuar gjithsej 55 raste të Etheve të Nilit Perëndimor. Prej tyre, 53 janë konfirmuar përmes analizave laboratorike, ndërsa dy raste mbeten ende të pakonfirmuara. Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup aktualisht po trajtohen 19 persona të shtruar.
Gjatë javës së fundit janë regjistruar pesë raste të reja, tre prej të cilave janë konfirmuar. Kjo shënon një ulje në krahasim me javët e mëparshme, kur numri javor i rasteve varionte nga nëntë deri në 11.
Infektimi me virusin e Nilit Perëndimor ndodh kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Që prej fillimit të vitit, në Maqedoni kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e etheve të konfirmuara të Nilit Perëndimor.
Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me një kundërshtim të gjerë të opinionit publik për luftën e re tregtare me…
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të tij…
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka folur për tranzicionin gradual të pranisë së misionit të NATO-s në Urën e Ibrit…
Barcelona ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, duke përforcuar veçanërisht repartin ofensiv.Katalanasit kanë…
Liverpooli ka kaluar një verë mjaft aktive në afatin kalimtar, edhe pse fushata e transferimeve nuk ka shkuar plotësisht sipas…
Chelsea ka zhvilluar një nga fushatat më të ngarkuara të afatit kalimtar së verës në Ligën Premier, veçanërisht sa i…