Categories: maqedoni

ASH: Heshtja e MPB-së thellon dilemat mbi paralajmërimet për protestën e Tetovës

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, kërkoi në Kuvend një sqarim të plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me sinjalizimet për rrezik që u bënë përpara protestës së Tetovës.

Të lidhura

None found

Pyetja e tij ishte e prerë: a kishte informacione konkrete dhe operative për ndonjë rrezik, apo qytetarët u alarmuan pa asnjë shkak? Ndonëse në seancë ishte i pranishëm zv/ministri i Punëve të Brendshme, i cili mund të përgjigjej në emër të ministrit, ai zgjodhi të qëndrojë në heshtje. Deputetit Snopçe iu komunikua se përgjigjja do t’i dërgohet me shkrim.

Një sjellje e tillë nuk i zhduk paqartësitë, përkundrazi, i thellon ato edhe më tepër.

Protesta në Tetovë përfundoi pa asnjë incident dhe në qetësi të plotë. Megjithatë, deklaratat dramatike që dha para saj Ministri i Ekonomisë mbeten të pambështetura nga fakte apo të dhëna zyrtare të institucioneve përgjegjëse për sigurinë. Qytetarët kanë të drejtë ta dinë nëse ato pohime bazoheshin në vlerësime serioze të sigurisë apo ishin thjesht një retorikë politike që synonte të frikësonte njerëzit dhe të ndikonte në pjesëmarrjen e tyre në tubim.

Nga Aleanca për Shqiptarët rikujtojnë se e drejta e protestës garantohet nga Kushtetuta dhe se askush nuk mund ta kufizojë atë nëpërmjet kanosjeve, manipulimit apo deklarimeve pa bazë.

Ata kërkojnë që MPB të japë një përgjigje të plotë dhe transparente. Nëse ka pasur vërtet informata për rrezik, ato duhet të bëhen të njohura për publikun. Nëse nuk ka pasur, atëherë duhet shpjeguar se mbi çfarë baze u alarmua opinioni.

të fundit

E rëndë në Shkodër/ Plagosje brenda Poliklinikës, i plagosuri i nënshtrohet operacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku një person ka…

3 minutes ago

Resignation at the Constitutional Court, Judge Goce Naumovski Steps Down

Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend.Nga Kuvendi për "TV21" thonë se e kanë pranuar…

11 minutes ago

Hoxha in Parliament: Subsidy Payments to Start After Budget Rebalance, System for 2026 Applications to Open Soon

Në seancën e sotme parlamentare, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve…

11 minutes ago

Over 250 volunteer firefighters engage for the summer fire season

Më shumë se 250 zjarrfikës vullnetarë nga të gjitha shoqatat vullnetare aktive të zjarrfikësve në vend morën pjesë në një…

11 minutes ago

Prokurorja Kimberly West kundërshton kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm nga paraburgimi në Hagë

Zyra e Prokurorir të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm. Kryeprokurorja e Hagës,…

11 minutes ago

Internal LDK Meeting, Manaj: Convening Parliament Depends on Verification of Signatures

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i partisë. Në selinë e LDK-së janë…

12 minutes ago