Aleanca për Shqiptarët ka bërë të ditur se gjendja në Gostivar po ecën drejt normalizimit të plotë.
None found
Sipas ASH-së, përmirësimi i situatës është rezultat i reagimit të institucioneve vendore dhe qendrore, angazhimit të vazhdueshëm të shtabeve të krizës në nivel lokal dhe qendror, si dhe ndihmës së komunave të tjera, personelit shëndetësor, ekspertëve, kompanive dhe miqve.
Partia shprehu mbështetje të plotë për kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, duke vlerësuar se ai po e menaxhon situatën me qetësi, transparencë dhe përkushtim ndaj sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve.
Nga ASH-ja theksojnë se fatkeqësia që goditi Gostivarin nuk duhet të shndërrohet në mjet për rritjen e rejtingut politik.
Sipas tyre, gjendja e rëndë nëpër të cilën kaloi qyteti nuk mund të përdoret për grumbullimin e poenave politikë. Mbi ngjarjet e ndodhura dhe shqetësimin e banorëve, siç thonë ata, nuk duhet të ndërtohet kauzë, rejting apo fushatë partiake.
Aleanca për Shqiptarët shton se kritikat nga larg janë të lehta, ndërsa qytetarët e dinë dhe e mbajnë mend se kush u qëndroi pranë në ditët më të vështira dhe kush nuk ndihmoi as me një shishe ujë, por u kufizua vetëm në deklarata publike dhe akuza.
Në reagim thuhet gjithashtu se institucionet kompetente duhet të zbardhin çdo lëshim dhe të përcaktojnë secilën përgjegjësi. Megjithatë, ASH-ja kërkon që situata delikate në Gostivar të mos shfrytëzohet për nxitjen e tensioneve, viktimizim apo përfitime partiake.
Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, i cili tani është analist, Jamie Carragher, ka bërë një vlerësim të hershëm se kush mendon se…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj vendimit për shtyrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet për krijimin e një dakordimi politik janë rifilluar këtë javë, pasi…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin për planin e mbylljes së pesë konsullatave diplomatike në Kanada, Grenadë, Japoni, Indonezi…
Historia mes fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollatit dhe ish-banorit Kristi Lamajt, ka marrë një tjetër zhvillim, disa…
Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për grant investues të siguruar përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të…