Categories: maqedoni

ASH kundër projektligjit për lojërat e fatit: Po legalizohet varësia dhe po dëmtohen familjet

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit për lojërat e fatit, duke vlerësuar se ky propozim, në vend se të mbrojë qytetarët, i hap rrugë industrisë së bixhozit të vazhdojë ndikimin e saj shkatërrues ndaj familjeve, të rinjve dhe fëmijëve.

Të lidhura

None found

Sipas ASH-së, industria e lojërave të fatit krijon varësi, çon familjet drejt kolapsit ekonomik, rëndon sistemin shëndetësor dhe atë të mbrojtjes sociale, ndërsa njëkohësisht shton problemet shoqërore që cenojnë stabilitetin e komuniteteve. Nga kjo parti theksojnë se statistikat dhe përvojat e familjeve në terren dëshmojnë qartë për pasojat e rënda që sjell kjo industri.

ASH vlerëson se propozimi i VLEN-it, i cili parasheh një distancë prej 500 metrash mes kazinove dhe shkollave, është i pamjaftueshëm. Sipas saj, kjo masë paraqet vetëm një fasadë që legalizon dhe i jep leje funksionimi një industrie që, siç thotë partia, vazhdon të prodhojë varësi dhe shkatërrim.

Aleanca për Shqiptarët kërkon mbylljen e plotë të veprimtarisë së lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar këtë si një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve.

Po ashtu, nga ASH u bëhet thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të familjeve të prekura, të heqin dorë nga çdo zgjidhje që legalizon bixhozin dhe të miratojnë masa të qarta e të guximshme për parandalimin e varësisë, mbështetjen e familjeve dhe forcimin e sistemeve shëndetësore dhe sociale.

“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të luftojë kundër çdo politike që rrezikon mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e ASH-së.

të fundit

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës përkrah hetimet dhe kërkon që sektori të mos trajtohet në mënyrë të përgjithësuar

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka shprehur mbështetje të plotë për institucionet e…

3 minutes ago

Çështja e dekriminalizimit/ Celibashi refuzon heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari,…

6 minutes ago

“Është e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri, ndaj bëmë Diellën pjesë të qeverisë”/ Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e inteligjencës artificiale në vend. Gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të…

6 minutes ago

Arrestohen katër drejtues mjetesh në Maqedoni, qarkullonin pa patentë të vlefshme

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët e policisë kanë arrestuar katër shoferë në të gjithë vendin…

8 minutes ago

Thierry Henry vlerëson Michael Olise mbi Mbappe si njeriun kyç të Francës

Thierry Henry ka befasuar me deklaratën e tij pas kualifikimit të Francës në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror 2026,…

9 minutes ago

Taylor Swift dhe Travis Kelce gati për dasmën e vitit, dalin detaje të reja

Taylor Swift dhe Travis Kelce do ta mbajnë darkën para dasmës në teatrin Infosys brenda Madison Square Garden në New…

15 minutes ago