Një 41-vjeçar nga Shkupi, i identifikuar si D.V., u privua nga liria mbrëmë në rrugën lokale Ilinden-Marinë nga zyrtarët policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor, pranë Sektorit për Çështje Rrugore.
None found
Gjatë kontrollit, policia konstatoi se ai po drejtonte një automjet udhëtarësh të markës “Opel”, me targa të Shkupit, pa poseduar patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Matjet treguan se 41-vjeçari kishte 2,13 promilë alkool në gjak.
Sipas MPB-së, për ngjarjen është vënë në dijeni prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj D.V. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.
Ministria njoftoi se kontrollet e shtuara në komunikacion do të vijojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Njëkohësisht, ajo u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të zbatojnë rregullat dhe rregulloret rrugore, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.
Armando Broja - Kristjan AsllaniJemi në muajin gusht dhe thuajse një pjesë e madhe e futbollistëve të Kombëtares e kanë…
Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm me “Dorën e Zotit” ndaj Anglisë në Kupën e Botës…
Romelu Lukaku, është gjithmonë e më pranë Fenerbahçes. Sulmuesi belg ka rënë dakord për një pagë 10 milionë euro në…
Një deklaratë e re e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka ngritur shqetësime për Kosovën, pasi ai ka paralajmëruar se Serbia…
Vijon beteja me flakët në Mallakastër, ku situata mbetet problematike në krahun e Drenies. Era e fortë që ka nisur…
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjete, Aulon Kalaja, qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe…