Categories: maqedoni

Andonovski: Ndërtimi i qendrës kombëtare të të dhënave pritet të nisë brenda mandatit të qeverisë

Qendra kombëtare e të dhënave do të nisë të ndërtohet deri në përfundim të mandatit të qeverisë aktuale, deklaroi ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, në një intervistë për “360 Gradë”. Sipas tij, projekti nuk do të fillojë në pranverën e vitit 2027, siç ishte parashikuar fillimisht.

Të lidhura

None found

Andonovski sqaroi se, për shkak të Planit të Rritjes, kontratat duhet të nënshkruhen gjatë vitit 2027. Për këtë arsye, ai pret që gurthemeli i qendrës të vendoset po atë vit, me kusht që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

I pyetur nëse vendi i ka kapacitetet e nevojshme për realizimin e këtij investimi, ministri u shpreh se projekti është i realizueshëm, veçanërisht nëse sigurohen mbështetje teknike, këshillim dhe mbikëqyrje e përshtatshme nga jashtë.

Ai theksoi se procedura do të zhvillohet në nivel ndërkombëtar, në varësi të kërkesave të financuesve, të cilët do të përcaktojnë edhe mënyrën e përzgjedhjes së kontraktorit. Disa procedura prokurimi mund të kryhen në nivel kombëtar, nëse kjo lejohet nga financuesit, ndërsa të tjera mund të zhvillohen ndërkombëtarisht.

Andonovski tha se bashkimi i kompanive vendase cilësore do t’i mundësonte vendit ta përballonte këtë projekt. Sipas tij, në vend janë ndërtuar tashmë 7-8 qendra të të dhënave nga kompani vendase, me sipërfaqe më të vogla se ajo e qendrës së planifikuar, por jo shumë të vogla. Ai shtoi se përvoja e këtyre kompanive në ndërtim dëshmon se kapaciteti për një investim të tillë ekziston./Telegrafi/

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

2 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

2 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

2 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

3 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

3 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

3 hours ago