Categories: maqedoni

Andonovski: Aplikacioni m.Shërbime do t’i vendosë dokumentet e qytetarëve në telefon

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, njoftoi se aplikacioni m.Shërbime do t’u mundësojë qytetarëve të ruajnë në mënyrë elektronike, në telefonin e tyre celular, letërnjoftimin, patentën e shoferit dhe dokumente të tjera.

Të lidhura

None found

Duke folur për “360 shkallë”, Andonovski tha se versioni demo i aplikacionit u prezantua një vit më parë në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Prej atëherë, m.Shërbime është testuar nga disa mijëra qytetarë, ndërsa ekipi ka marrë mbi 200 komente. Analiza e kryer më pas evidentoi disa elemente të funksionalitetit që kërkonin përmirësim.

Sipas tij, një hap tjetër i rëndësishëm ishte arritja e marrëveshjes për një protokoll të shkëmbimit të të dhënave me Ministrinë e Brendshme. Ky institucion shërben si burim për të dhënat që lidhen me letërnjoftimet dhe patentat e shoferit.

Ministri nënvizoi se përfshirja e letërnjoftimit dhe patentës së shoferit përbën vetëm fazën e parë të zhvillimit të aplikacionit.

Synimi, shpjegoi Andonovski, është që m.Shërbime të shndërrohet në një super aplikacion dhe portofol dixhital, ku qytetarët të kenë në një vend edhe dokumente të tjera që përdorin shpesh, përfshirë certifikatat dhe diplomat./Telegrafi/

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

4 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

4 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

5 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

5 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

5 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

5 hours ago