Categories: sport

Mbi 50 ndeshje secili me Kosovën: Valon Berisha dhe Fidan Aliti mbyllin karrierën ndërkombëtare si legjenda

Valon Berisha dhe Fidan Aliti njoftuan të premten se kanë vendosur t’i japin fund karrierës së tyre ndërkombëtare me përfaqësuesen e Kosovës.

Të lidhura

None found

Që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, të dy futbollistët dhanë një kontribut të çmuar, duke e merituar plotësisht statusin e legjendave të ekipit.

Valon Berisha, tashmë 33-vjeçar, kishte kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Norvegjisë, duke luajtur për ekipet U17, U19 dhe U21. Ai regjistroi gjithashtu 20 paraqitje me kombëtaren A norvegjeze, përpara se më 9 maj 2016 t’i thoshte “PO” Kosovës.

Debutimin me “Dardanët” e bëri nën drejtimin e Albert Bunjakit, në ndeshjen e famshme kundër Finlandës. Berisha realizoi edhe golin që i siguroi Kosovës pikën e parë në kualifikueset e Kupës së Botës.

Ai ishte pjesë e përfaqësueses në secilën fushatë kualifikuese, por nuk arriti ta përjetonte pjesëmarrjen në një turne të madh, qoftë në Kampionat Evropian apo në Kupën e Botës.

Në 52 paraqitje me fanellën e Kosovës, Berisha shënoi katër gola dhe regjistroi pesë asistime. Në total, ai grumbulloi 3 mijë e 703 minuta lojë për përfaqësuesen.

Paraqitja e tij e fundit ishte në Prishtinë kundër Zvicrës. Berisha hyri në fushë në minutën e 87-të të takimit që u mbyll me rezultat 1-1.

Pas përfundimit të rrugëtimit ndërkombëtar, ai do të përqendrohet tërësisht te Zurichu, me të cilin e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë edicion.

Të njëjtin vendim mori edhe Fidan Aliti, i cili falënderoi Kosovën dhe konfirmoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

Përpara se t’i bashkohej Kosovës, Aliti kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore me Shqipërinë. Megjithatë, në vitin 2017 ai zgjodhi ta vazhdonte karrierën me fanellën dardane.

Ndeshjen e parë për Kosovën e luajti më 11 qershor 2017 kundër Turqisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Aliti siguroi një vend në formacionin titullar në përballjen me Letoninë, më 13 nëntor 2017. Që nga ajo kohë, ai mbeti një zgjedhje e padiskutueshme deri në ardhjen e Franco Fodas, me trajnerin gjerman që fillimisht preferoi Amir Rrahmanin dhe Lumbardh Dellovën në 11-shen bazë.

Edhe ndeshjen e fundit me Kosovën Aliti e zhvilloi ndaj Turqisë, në play-offin e Kupës së Botës. Foda e aktivizoi atë gjatë 10 minutave të fundit të takimit.

Në përgjithësi, mbrojtësi regjistroi 64 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës, duke kontribuar me një gol dhe dy asistime.

Me largimin e Valon Berishës dhe Fidan Alitit, Kosova u jep lamtumirën dy futbollistëve që lanë gjurmë me fanellën dardane, ndërsa përfaqësuesja përgatitet të hyjë në një epokë të re.

të fundit

Në gjyqin për spiunazh, Prokuroria rendit provat ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh. Të dy të akuzuarit kanë mohuar…

4 minutes ago

EU enters winter with low gas reserves, European Commission reassures markets

Bashkimi Europian po hyn në dimrin 2026-2027 me rezerva gazi dukshëm më të ulëta se vitet e fundit, duke shtuar…

14 minutes ago

49-year-old mother found murdered in her home in the US, 22-year-old son arrested

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Reading, në Massachusetts të SHBA-së, ku një nënë 49-vjeçare është gjetur e…

14 minutes ago

Rinis gjykimi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, prokuroria: Provat do të dëshmojnë bashkëpunimin me BIA-n

Në gjykimin e filluar rishtazi të dy të akuzuarve për spiunazh Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit që të dy u…

14 minutes ago

Navi Pillay named winner of the 2026 Nobel Peace Prize

Në një botë ku luftërat vazhdojnë të marrin jetë dhe drejtësia vihet shpesh në provë, paqja nuk është thjesht mungesa…

15 minutes ago

Qerimi dhe Shabani mohojnë akuzat për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh. Të dy të akuzuarit kanë mohuar…

15 minutes ago