maqedoni

Ali Ahmeti takon ministrat e BE-së: Në RMV ka forca progresive që ruajnë orientimin proeuropian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka realizuar ditën e djeshme takim me ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, të Çekisë, Jan Lipavsky dhe të Sllovakisë, Miroslav Wlachovsky, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në vendin tonë, thuhet në njoftimin e BDI-së.

“Temë qendrore e diskutimit gjatë këtij takimi ishte rrugëtimi europian i vendit, rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, rrjedha e procesit të skriningut, sfidat e reformimit të vendit në frymën europiane dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit vendor dhe rajonal.

Të lidhura

None found

Ahmeti informoi diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi përkushtimin dhe planin e koalicionit qeverisës për të trasuar rrugën e sigurtëdrejt horizontit të Europës, mbi iniciativën e krijimit të një fronti të fuqishëm europian që do të prijë me sukses procesin jetik të miratimit të ndryshimeve kushtetuese që nuk duhet perceptuar vetëm si kusht i zhbllokimit të rrugës europiane, por edhe si mekanizëm për përforcimin e kapaciteteve demokratike të vendit.

Ahmeti ka potencuar se vendi ka forca progresive që po përkujdesen për ruajtjen e orientimit proeuropian të vendit, të përkushtuara në finalizimin e procesit të skriningut, targetimin e pikave kyçe të veprimit reformues në frymën europiane dhe vendosjen në dispozicion të të gjitha kapaciteteve institucionale për tejkalimin me sukses të sfidave që dalin nga hapja e kapitujve të negocimit.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme të të gjitha vendeve anëtare të Europës për të gjitha arritjet e deritanishme të vendit, duke kërkuar prej tyre thellimin e mëtejshëm të asaj mbështetje në çastet jetike për të ardhmen europiane të vendit”, thonë nga BDI.

Stabiliteti vendor, shtojnë nga BDI, rajonal dhe i mbarë kontinentit europian është prioriteti parësor që mund të garantohet vetëm përmes integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo rrugë nuk duhet të rrezikohet dhe të mbahet peng e ardhmja europiane e qytetarëve nga interesat e ngushta subjektive.

të fundit

Meksika triumfon ndaj Koresë së Jugut dhe siguron kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës

Meksika ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës, duke u bërë skuadra e parë që…

31 minutes ago

Kupa e Botës 2026 vendos standarde të reja: mbi 1.5 milion tifozë në stadiume dhe shifra televizive rekord

Kupa e Botës 2026 po vazhdon të shkruajë histori si brenda, ashtu edhe jashtë fushës, duke vendosur rekorde të reja…

1 hour ago

Manuel Neuer konfirmon largimin nga Kombëtarja e Gjermanisë pas Kupës së Botës 2026

Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i tij i…

2 hours ago

Borja Iglesias ndalohet te hyrja e hotelit, sigurimi nuk e njohu futbollistin e Spanjës

Një incident i pazakontë ka ndodhur me sulmuesin e Spanjës, Borja Iglesias, gjatë Kupës së Botës 2026, pasi sigurimi i…

2 hours ago

Manzambi shkëlqen me dy gola ndaj Bosnjës: “Ndoshta momenti më i bukur i karrierës sime”

Kombëtarja e Zvicrës hodhi një hap të madh drejt fazës eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën…

3 hours ago

Kanadaja i shënon gjashtë herë Katarit, por triumfi në Vancouver mbetet në hije nga dëmtimi i rëndë i Ismael Kones

Kanadaja regjistroi një fitore bindëse 6-0 ndaj Katarit në Vancouver në kuadër të raundit të dytë të Grupit B të…

3 hours ago