Një episod i pazakontë ka përfshirë sulmuesin e Spanjës, Borja Iglesias, gjatë Kupës së Botës 2026, pasi personeli i sigurisë në hotelin e kombëtares nuk e identifikoi dhe nuk e lejoi të hynte.
Pas sfidës së Spanjës ndaj Kepit të Gjelbër, trajneri Luis de la Fuente u dha futbollistëve një ditë të lirë për t’u çlodhur përpara ndeshjes së ardhshme me Arabinë Saudite.
None found
Iglesias zgjodhi të kalonte disa orë larg hotelit, por kur u rikthye u përball me një problem të papritur. Punonjësit e sigurisë nuk e njohën 33-vjeçarin dhe i kërkuan akreditimin, si edhe dëshmi që ishte pjesë e delegacionit të Spanjës.
“Unë jam lojtar i ekipit kombëtar të Spanjës. Duhet të futem në hotel”, u tha Iglesias në anglisht punonjësve të sigurisë.
Sipas raportimeve, tifozë dhe gazetarë që ndodheshin aty u përpoqën t’i bindnin efektivët se ai ishte me të vërtetë futbollist i përfaqësueses spanjolle, por çështja mori zgjidhje vetëm pasi Iglesias telefonoi një anëtar të delegacionit të Spanjës.
Në fund, sulmuesi i Celta Vigos mundi të hynte sërish në hotelin ku po qëndron kombëtarja spanjolle në Chattanooga, Tennessee.
Ndërkohë, Spanja po vijon përgatitjet për përballjen e radhës në Kupën e Botës ndaj Arabisë Saudite, ndërsa Borja Iglesias shpreson që me paraqitjet e tij në fushë të bëhet edhe më i njohur.
Një grup avokatësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i kanë drejtuar një letër Komisioneres Evropiane, Marta Kos,…
Akademikja Ledi Shamku Shkreli, ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në Shqipëri, duke sjellë si shembull një episod nga…
Policia e Kosovës njofton se gjatë vizitës së Jakov Milatoviqit, më 19 tetor, mund të ketë bllokime të shkurtra të…
Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 3,527 lëndë të reja gjatë muajit shtator, ndërsa ka zgjidhur 2,084 lëndë, sipas…
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson se samiti mundëson shkëmbimin e informatave mes bizneseve, institucioneve financiare dhe…