Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mund të jetë kandidat i BDI-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këtë e la të kuptohet në deklaratën e dhënë për Indeksonline gjatë një vizite të tij në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se vendimet për çështjet e këtilla i sjellin organet e partisë.
“Për këto çështje vendoset në organet e partisë, BDI-së, akoma nuk ka një seancë të tillë për ti shqyrtuar temat, opsionet me të cilat do të përballet në këto zgjedhje BDI. Do të thotë opsionet janë të hapura”, tha Ali Ahmeti.
Qëndrimi i këtillë i kreut të BDI-së, vjen një ditë pasi kryetari i Kuvendit shpalli datën e zgjedhjeve presidenciale.
Për momentin, kandidatin për president e ka vendosur vetëm opozita shqiptare, ndërsa në LSDM vazhdojnë procedurat brenda partiake për të zgjedhur landidatin e tyre, ku një ndër emrat që përflitet është presidenti aktual Stevo Pendarovski.
Nga VMRO-DPMNE thonë se deri në fund të muajit do të dihet kandidati i tyre për president./tvklan.mk
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…