Categories: maqedoni

Aleanca për Shqiptarët kërkon veprim të menjëhershëm për skriningun e kancerit të gjirit

Aleanca për Shqiptarët ka dalë me një qëndrim të prerë në lidhje me gjendjen e programit të skriningut për kancerin e gjirit, duke i bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar një shërbim të rregullt dhe efektiv për të gjitha gratë në territorin e vendit.

Të lidhura

None found

Përmes një deklarate për shtyp, ASH-ja nënvizon se teksa shtetet e përparuara po i zgjerojnë iniciativat për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, gratë në Maqedoninë e Veriut vijojnë të hasin pengesa, mungesë sigurie dhe një sistem që, sipas tyre, nuk po funksionon. Për Aleancën për Shqiptarët, faktori kohë është vendimtar në sëmundjet malinje dhe çdo shtyrje në diagnostikim mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin e pacienteve.

“Në rastin e kancerit, një muaj i vonuar mund të kushtojë shumë. Zbulimi në fazat e para rrit në mënyrë të konsiderueshme shanset për një trajtim të suksesshëm, dhe institucionet janë të detyruara të bëjnë që skriningu të jetë i arritshëm dhe funksional për çdo grua”, citohet në reagim.

ASH-ja i drejton kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që pa vonesë të vërë në funksionim të plotë programin e skriningut për kancerin e gjirit, të vendosë takime të rregullta për ekzaminime dhe rezultatet t’i bëjë publike pa zvarritje.

Nga Aleanca për Shqiptarët ripohohet se mirëqenia e grave duhet të jetë një përparësi institucionale dhe se organet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë me urgjencë për të siguruar një sistem operativ të zbulimit të shpejtë të kësaj patologjie.

“Me shëndetin dhe jetën e grave nuk ka vend për lojëra. Qeveria ka detyrimin të veprojë, jo të qëndrojë në heshtje”, përfundon njoftimi i Aleancës për Shqiptarët.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

55 minutes ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

1 hour ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

2 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

2 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

2 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

2 hours ago