lifestyle

Studimi: Ushqyerja me gji mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit falë “qelizave mbrojtëse” që zgjasin për dekada

Një studim i ri nga Qendra Australiane e Kancerit Peter MacCallum në Melbourne ka zbuluar se ushqyerja me gji mund të ketë një efekt të fuqishëm mbrojtës kundër kancerit të gjirit. Sipas kërkuesve, gratë që kanë ushqyer me gji zhvillojnë qeliza imune të specializuara që qëndrojnë aktive në indin e gjirit për dekada, duke ndihmuar trupin të luftojë qelizat anormale që mund të shndërrohen në kancer.

“Ne zbuluam se gratë që kanë ushqyer me gji kanë qeliza T CD8⁺, të cilat ‘jetojnë’ në indin e gjirit për shumë vite pas lindjes dhe janë të gatshme për të sulmuar qelizat e rrezikshme,” tha profesorja Sherene Loi, onkologe mjekësore dhe autore kryesore e studimit.

Të lidhura

None found

Ky proces lidhet me rimodelimin e gjirit gjatë dhe pas ushqyerjes me gji, në fazën e quajtur involucion, e cila sipas studiuesve është kyçe për krijimin e këtyre qelizave mbrojtëse.

Studimi, i publikuar në revistën Nature, analizoi 1,000 gra që kishin zhvilluar kancer të gjirit trefish negativ, një nga format më agresive të sëmundjes. Rezultatet treguan se gratë që kishin ushqyer me gji kishin tumore më pak agresive dhe një përgjigje imune më të fortë sesa ato që nuk e kishin bërë këtë.

Sipas Loi, ky mekanizëm mund të jetë zhvilluar për të mbrojtur nënat gjatë periudhës së paslindjes, por sot përfaqëson një “mburojë biologjike natyrore” kundër kancerit të gjirit.

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

12 minutes ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

49 minutes ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

1 hour ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

1 hour ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

2 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

2 hours ago