Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se dy 16-vjeçaret ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës “Drita”. Dy të miturat u aksidentuan me motoçikletë ndërsa fatkeqësisht nuk i mbijetuan plagëve të marra.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik ndërsa ka reaguar edhe shkolla për ngjarjen e rëndë.

“Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Në këto çaste të rënda, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK ‘Drita’ shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagim.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor vazhdojnë punën për të zbardhur detaje.


Shtuar 23.08.2025 16:35

Tags: ,