Categories: maqedoni

Ahmeti: Përmes protestave në Shqipëri po nxitet pasiguri nga armiqtë e kombit

Në fjalimin e mbajtur në Kuvendin zgjedhor të BDI-së në Butel, kryetari i partisë Ali Ahmeti u ndal edhe te protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Sipas tij, prapa përpjekjeve për të krijuar pasiguri qëndrojnë armiqtë e kombit, ndërsa theksoi se një nga goditjet më të mëdha prek turizmin, që ai e cilësoi si industrinë kryesore të Shqipërisë.

Ahmeti u shpreh se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen me dhimbje, duke kujtuar rolin që ky shtet ka pasur për shqiptarët. Ai tha se Shqipëria ka strehuar Kosovën dhe se është pjesë e pandashme e lirisë së saj, duke shtuar se pa ndihmën dhe mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

Të lidhura

None found

“Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot. Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta”.

Duke folur për pasojat ekonomike, ai nënvizoi se protestat po dëmtojnë drejtpërdrejt turizmin. Ahmeti tha se fushata e parë, sipas tij, erdhi nga Greqia, pasi turizmi shqiptar po i rrezikon këtij vendi interesat në këtë sektor. Më tej ai shtoi se reagimet e para nisën pikërisht nga Greqia, ndërsa pyeti edhe se kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate në Beograd, duke thënë se i njëjti person që bën fushatë për protestat në Serbi, e bën edhe për protestat në Shqipëri.

“Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”.

Ahmeti tha se qëndrimi i tij nuk është mbrojtje për Edi Ramën, por për Shqipërinë. Sipas tij, po goditet jo vetëm shtylla kryesore e industrisë, turizmi, por edhe investimet e huaja dhe vendore. Ai theksoi se pasiguria sjell pasoja për investitorët vendas dhe se aq më tepër të huajt nuk e vendosin kapitalin e tyre në një vend ku mungon stabiliteti.

“Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria. Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri”.

Në fund, ai u shpreh se ata që synojnë të prodhojnë pasiguri në Shqipëri janë armiqtë e kombit shqiptar. Megjithatë, Ahmeti sqaroi se nuk i konsideron armiq ata që kanë dalë në shesh, por tha se ata kanë rënë në grackën e kundërshtarëve, pa i analizuar dhe studiuar siç duhet pasojat që, sipas tij, i shkaktohen kombit jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

“Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, tha Ahmeti./Telegrafi/

të fundit

Better a painful ending than endless pain / Aurela Gaçe supports young protesters: They have lost hope of building their future here

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e…

2 minutes ago

Journalist mocks Rama: I understand Edi why he won’t resign! Go become prime minister in another country, if you fall from the chair of power, prison awaits you

Gazetari Vullnet Krasniqi, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria prej ditësh dhe revoltën e studentëve, të cilët i…

3 minutes ago

After yesterday’s police violence, protesters begin gathering outside the Ministry of Education; citizen’s words strike a chord: “They burned our youth!

Pas përplasjeve dhe dhunës policore të ditës së djeshme, qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit në…

3 minutes ago

Tetovo, 35-year-old detained on suspicion of three attempted thefts and one theft at religious sites

Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026…

6 minutes ago

Lamine Yamal shkëlqen dhe përfshihet në polemika gjatë fitores së Barcelonës ndaj Betisit

Lamine Yamal ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Barcelonës me rezultat 5-2 ndaj Real Betisit, por paraqitja e…

9 minutes ago

Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund/ Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e…

27 minutes ago