Categories: maqedoni

Ahmeti dënon protestat në Tiranë: “Kanë rënë pre e armiqve të kombit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke theksuar se ato po shkaktojnë dëme ekonomike dhe po krijojnë një klimë pasigurie në vend.

Të lidhura

None found

Sipas tij, efektet negative tashmë po ndihen në sektorin e turizmit dhe në fushën e investimeve. Ahmeti thekson se kjo gjendje pasigurie po i frenon investitorët, si ata vendas ashtu edhe të huajt.

“I njëjti që organizon fushatën e protestave në Serbi, po bën të njëjtën gjë edhe për protestat në Shqipëri”, deklaroi Ahmeti.

Kreu i BDI-së shtoi gjithashtu se pjesëmarrësit në protesta kanë rënë viktimë e kurthit të armiqve të kombit. Ndërkohë, në protestat e zhvilluara në Tiranë është parë edhe Mevlan Ademi, një prej organizatorëve të protestave për përdorimin e gjuhës shqipe në jurisprudencë në Shkup, i cili gëzon mbështetjen e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Ademi ka publikuar gjithashtu fotografi nga pjesëmarrja e tij në këto protesta.

të fundit

Përballja me Finlandën në “Air Albania”, FSHF u bën thirrje tifozëve për biletat dhe hyrjen në stadium

Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të…

8 seconds ago

Rrustemi i VV-së për ligjin për Specialen: Kuvendi ka dy javë kohë, të shmangim nxitimin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kërkuar kujdes në procedimin e ligjit për Specialen, duke theksuar se nuk duhet…

5 minutes ago

Haradinaj: Aleanca do ta mbështesë ligjin, cilido variant të procedohet

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht ndryshimeve apo variantit që mund të propozohet.…

5 minutes ago

Saveski: Rritja e pagave në prokurori mund të arrijë deri në 40%

Pagat e punonjësve në prokurori mund të rriten deri në 40 përqind, por rritja do të zbatohet në faza. Këtë…

9 minutes ago

Manchester United thuhet se shkarkon menjëherë Michael Carrick

Klubi anglez, Manchester United thuhet se e ka shkarkuar trajnerin Michael Carrick me efekt të menjëhershëm.Sipas gazetarit të njohur Fabrizio…

12 minutes ago

E rëndë në Bruksel/ Ekzekutohet 41-vjeçari shqiptar pranë Parlamentit Europian

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës, në një atentat që dyshohet se lidhet me…

15 minutes ago