Gjatë seancës ku po dëshmonte Albulena Muja Bajraktari, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, u regjistruan tensione mes saj dhe deputetes Adelina Tërshani, anëtare e Komisionit Hetimor Parlamentar që po shqyrton rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Tërshani e pyeti atë rreth mënyrës se si ishin zhvilluar bisedat për nevojën e rritjes së kapaciteteve në drejtorinë që ajo udhëheq, duke shprehur dyshime se këto tema ishin trajtuar në mënyrë joformale, jashtë kanaleve zyrtare të protokolluara të kërkesave.
None found
Anëtarja e komisionit kërkoi më tej sqarime nëse diskutime të tilla mund të kishin ndodhur edhe në hapësira si kafeneja që ndodhet brenda ndërtesës.
“Jo, takimet mbahen në sallën e takimeve”, u shpreh Muja Bajraktari.
Në atë moment, Tërshani ndërhyri për t’i bërë të qartë drejtoreshës se pyetjet e saj nuk duhet të interpretoheshin si një sulm ndaj personit.
“Veç të lutna, a e din që nuk jam duke të sulmu, veç jam t’u t’pyet”, tha ajo.
Nga ana tjetër, drejtoresha u përgjigj se pyetja i ishte dukur e njëanshme, duke këmbëngulur se diskutimet nuk bëheshin në kafene, por në sallën e takimeve.
“M’u duk tendencioze, se në kafe nuk diskutohen, është salla e takimeve”, theksoi ajo.
Ky shkëmbim i ashpër fjalësh ndodhi në kuadër të Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili po heton përgjegjësitë e institucioneve në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ndryshe nga kjo, Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndërhyrje urgjente nga zyrtarët e institucioneve përgjegjëse vetëm tre ditë para se të vritej.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin…
Gjykata e Durrësit ka shpallur sot moskompetencën lëndore për çështjen e Elisabeta Matajt, ish drejtoreshës së Postës së Durrësit, e…
Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmë në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh. Pas…
Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq ka pranuar kontaktet me Federatën e Futbollit të Kosovës, por ka thënë se ende nuk ka marrë…
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktari, ka mohuar se ka ushtruar presion ndaj Arlinda Zekajt për…
Deri më 31 tetori, qeveria e Mickoskit nuk kishte transferuar 51 milionë euro nga kontributet e pensioneve të qytetarëve në…