Categories: maqedoni

Afrim Gashi: Vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk e mbyll përpjekjen për drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Të lidhura

None found

Sipas Gashit, aktgjykimi nuk mund ta ndryshojë vendin që katër ish-drejtuesit e UÇK-së zënë në historinë e Kosovës. Ai i ka cilësuar ata si pjesë të një kapitulli të lavdishëm, në një periudhë kur liria e Kosovës, paqja dhe stabiliteti në rajon ishin synime për të cilat duhej luftuar.

Gashi ka theksuar se Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi morën përsipër përgjegjësi historike dhe patën guximin të angazhoheshin për ta sjellë lirinë te populli i tyre. Ai shtoi se, për shqiptarët, ata vazhdojnë të konsiderohen çlirimtarë të Kosovës.

Në reagimin e tij, kryetari i Kuvendit maqedonas e përshkroi luftën e UÇK-së, sakrificën dhe vetëmohimin e pjesëtarëve dhe drejtuesve të saj si rrugën që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një periudhë të re paqeje e stabiliteti në rajon. Ai nënvizoi gjithashtu se vendimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe se përpjekja për drejtësi nuk ka përfunduar.

Gashi u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar, me qetësi dhe dinjitet, duke shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët dhe familjet e tyre. Ai tha se Kosova e lirë ishte beteja më e vështirë, të cilën ata e fituan, ndërsa kujtesa e atij brezi që guxoi të ëndërronte lirinë duhet të shërbejë si forcë përballë vendimit të sotëm dhe sfidave të ardhshme, ka shkruar Gashi./Telegrafi/

të fundit

Krasniqi: Dështimi i Lojërave Mesdhetare do të më largonte nga lëvizja olimpike

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të…

55 seconds ago

Gjilani pret Malishevën, Feronikeli ’74 sfidon Ballkanin në të shtunën e Superligës

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.Java…

2 minutes ago

Mali i Zi me 23 kapituj të mbyllur drejt BE-së, perspektiva për shqiptarët e Ulqinit dhe Malësisë

Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit.…

6 minutes ago

Mungesa e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, analistët shohin rrezik për angazhimin diplomatik

Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas…

6 minutes ago

Rama, Gashi dhe Bajrami synojnë drejtimin e LDK-së, Maraj kërkon demokratizim nga baza

Zgjedhjet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mbahen në vitin 2027, por gara për të marrë…

7 minutes ago

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

23 minutes ago