Categories: kosovë

Gashi pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët i konsiderojnë dhe do t’i konsiderojnë gjithmonë çlirimtarë

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, deklaroi se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta zhbëjë faktin që Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë pjesë e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Duke reaguar pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Gashi theksoi se për popullin shqiptar ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë çlirimtarë.

Ai shtoi se përballja me Specialen nuk përfundon me këtë vendim, pasi beteja do të vijojë në fazën e apelit.

Në postimin e tij të plotë në Facebook, Gashi shkroi:

Në një periudhë kur liria e Kosovës, si dhe paqja e stabiliteti në rajon, mbeteshin ende ideale për të cilat duhej luftuar, ata treguan guximin për t’u angazhuar dhe morën përsipër përgjegjësinë historike që popullit të tyre t’ia sillnin lirinë.

Në sytë e popullit shqiptar, ata janë dhe do të mbeten çlirimtarët e Kosovës. Pikërisht lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i udhëheqësve dhe pjesëtarëve të saj hapën rrugën drejt çlirimit të Kosovës dhe fillimit të një epoke të re paqeje e stabiliteti për rajonin.

Vendimi i dhënë sot i përket shkallës së parë, ndaj përpjekja për drejtësi do të vazhdojë.

Për këtë arsye, sot duhet të qëndrojmë të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë, duke treguar se me mendje e zemër jemi pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre.

Lufta për një Kosovë të lirë ishte beteja më e vështirë dhe ata arritën ta fitonin. Kosova e lirë mbetet dëshmia e brezit që pati guximin ta ëndërronte lirinë, por edhe ngushëllimi që duhet të na japë forcë për t’u përballur me vendimin e sotëm dhe me sfidat e tjera.

të fundit

Një segment i Rrugës B mbyllet përkohësisht për garën e çiklizmit

Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i…

5 minutes ago

Kriza bankare trondit Paraguajin, Santiago Peña arrestohet pas shkarkimit

Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas…

5 minutes ago

Krasniqi: Dështimi i Lojërave Mesdhetare do të më largonte nga lëvizja olimpike

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të…

9 minutes ago

Gjilani pret Malishevën, Feronikeli ’74 sfidon Ballkanin në të shtunën e Superligës

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.Java…

10 minutes ago

Mali i Zi me 23 kapituj të mbyllur drejt BE-së, perspektiva për shqiptarët e Ulqinit dhe Malësisë

Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit.…

14 minutes ago

Mungesa e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, analistët shohin rrezik për angazhimin diplomatik

Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas…

15 minutes ago