Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë avancuar mjaft në politikë gjatë këtyre viteve e dekadave. Kanë marë poste të rëndësishme në pushtetin ligjvënës, në atë ekzekutiv, në pushtetin gjyqësor, udhëheqin drejtori e agjenci me peshë të veçantë, Shqiptrët sot udhëheqin misione diplomatike, sektorë e nënsektorë, institucione arsimore, shëndetësor, kulturore, sportive dhe të natyrave të ndryshme, që për momentin nuk mund t’i numërojmë të gjitha. Këto arritje disave na bëjnë krenarë, e disa prej nesh mendojnë se duhet të avancojmë edhe më tepër, vërejtje që e kanë me plotë të drejtë, duke marë parasysh përqindjen që e përbëjmë si popullatë, shkruan Zhurnal.
Mirëpo gati çdo herë kur krenaria jonë arrin maksimumin me avancimet që kemi shënuar, na përsëritet si për inat, madje në mënyrë ciklike një dukuri që nuk na gëzon (mos ta quajmë të shëmtuar): takimet e liderëve të dy partive më të mëdha maqedonase, pa liderët shqiptarë. Një pjese të opinionit shqiptar kjo dukuri nuk i bën shumë përshtypje, sepse ata gjërat i vlerësojnë në bazë të (mos)mirëqëenies individuale dhe ndoshta edhe familjare. Nëse në këtë aspekt i kanë punët në terezi, për ta gjithçka tjetër është në terezi. Nuk është me rëndësi nëse në takimet vendimmarrëse politike marin pjesë edhe liderët shqiptarë, apo vetëm liderët maqedonas, turq, serbë, romë, etj.
Mirëpo pjesa më e madhe e opinionit shqiptar ende është senzitive rreth kësaj çështje. Kjo pjesë e opinionit çdo herë e parashtron pyetjen se pse ekziston një “pikë” e zhvillimeve ku duhet të vijë në shprehje vetëm vendimmarrja maqedonase, me përjashtim të plotë të shqiptarëve, pa marë parasyh se çfar poste e pozicione mbajmë. Deri tani kemi marë disa sqarime se partitë shqiptare nuk kanë nevojë të jenë pjesë e këtyre takimeve, sepse nuk janë pjesë e problemit, mirëpo ky sqarim nuk është i kënaqshëm.
Një komunitet është plotësisht i barabartë, apo shtetëformues, siç duam herë pas here t’ia bëjmë qejfin vetvetes, jo vetëm kur bën probleme, por edhe kur mer pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet. Nëse në rstin konkret, formimin e qeverisë së ardhshme teknike problem është VMRO-DPMNE-ja, atëherë edhe partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e takimit ku do të bëhet përpjekje për tejkalimin e këtij problemi me VMRO-DPMNE-në, e jo vetëm kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Kjo do të thotë vendimmarrje, kjo është një nga shenjat e statusit të popullitshtetëformues! Mirëpo kjo nuk povjen në shprehje as tani, kur po paralajmërohet një takim i ri tet-a-tet mes Kovaçevskit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Kovaçevski dhe do të diskutojnë për Qeverinë teknike
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski së shpejti do të zhvillojnë një takim në të cilin do të diskutohet për çështjet teknike dhe kadrovike të Qeverisë 100 ditore. Kovaçevski nuk pret që VMRO-DPMNE-ja të shkel Ligjin për Qeverinë dhe të mos merr pjesë në formatin teknik të organit ekzekutiv, shkruan Zhurnal.
“Do të kemi një takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së. Konsideroj se ai është një komunikim normal në të cilin do të diskutohen temat e Qeverisë teknike. Nuk është kjo çështje që mund të interpretohet. Bëhet fjalë për ligj i cili rregullon çështjen e resorëve dhe çështje të cilat duhet të plotësohen nga partitë e përfaqësuara në Kuvend”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.
Gjatë Qeverisë teknike, përveç kryeministrit i cili jep dorëheqje dhe në vend të tij vjen kandidati nga partia apo koalicioni që përbën Qeverinë, nga pozita largohen ministri i Brendshëm dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale. Në vend të tyre vijnë kuadro nga partia më e madhe opozitare në Kuvend. Gjithashtu opozitës i takojnë tre zëvendësministra plotësues në Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike. Ndërkohë partia më e madhe që ndodhet në pushtet përcakton zëvendësministra plotësues në MPB dhe Politikë Sociale. Kompetencat e tyre janë të rregulluara dhe kufizuara me Ligjin për Qeveri.
Ligji për Qeverinë
- Dispozitat për Qeverinë teknike
- Ministër i Brendshëm
- Ministër i Punës dhe Politikës Sociale
- Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Financave
- Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Bujqësisë
- Zëvendësministër plotësues në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë
- Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme
- Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale
Sipas marrëveshjes së arritur mes LSDM-së dhe BDI-së në vitin 2020, kryeministri teknik do të propozohet nga partia e Ali Ahmetit. Ky subjekt javën e kaluar për këtë pozicion propozoi kryetarin aktual të Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa në vend të tij do të zgjidhet deputeti Jovan Mitrevski. Partitë janë shprehur të gatshme që pas zgjedhjeve të diskutojnë për abrogimin e mundshëm të Qeverisë teknike si opsion i përfshirë në ligj në vitin 2016./Zhurnal