maqedoni

8 të arrestuar nga aksioni policor për skemën korruptive të spitalit “Sante Plus”

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe zyrtarë të spitalit privat “Sante Plus”.

Gjatë bastisjes në tri qytete janë sekuestruar edhe prova materiale, përveç tjerash 50 mijë euro para të gatshme dhe aparate celulari.

Të lidhura

None found

Nga Ministria e Brendshme thonë se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal, të cilët ju kanë marrë pacientëve para privatisht për operacione të syve edhe pse shërbimet janë mbuluar nga Fondi.

Aksion i udhëhequr nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është zhvilluar që nga mëngjesi i së mërkurës dhe sipas informacioneve jozyrtare, në mesin e personave të përfshirë në hetim është edhe ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev, i cili përmendet si personi i parë i kallëzuar në këtë rast.

Po ashtu informacionet jozyrtare për rastin përmendin edhe Ridvan Asani, ish-kryetar i Bordit Drejtues të FSSh-së, Vesna Qamillova, ish-menaxhere e spitalit “Sante”, si dhe Salih Bozkurt, ish-pronar dhe person i autorizuar në spital, Cveten Serafimovski, ish-drejtor i Departamentit të Kontrollit në FSSH; Zhaklina Stamenkova, ish-drejtoreshë e njësisë rajonale të FSSH-së në Shkup; si dhe Irena Popovska, shefja aktuale e njësisë rajonale në Shkup.

Sipas autoriteteve ata dyshohen për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar, punën e pandërgjegjshme në shërbim, mashtrimin dhe pastrimin e parave. Të dëmtuar dyshohet se janë edhe një numër i madh i pacientëve, të cilët janë trajtuar në këtë spital.

të fundit

Barcelona apelon gjobën 602 euro të RFEF-së për kontaktin me Julián Álvarezin

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka gjobitur Barcelonën me 602 euro për një kontakt të konsideruar të paligjshëm me…

6 minutes ago

Martinov: Fitorja e Listës Studentore është pozitive, por nuk pret përparim në dialogun me Kosovën

Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke lënë pas listën e mbështetur nga…

7 minutes ago

Lojtarët e Turqisë nuk i përgjigjen Yalçınit pas kritikave të tij në televizion?

Disa futbollistë të rëndësishëm të kombëtares së Turqisë thuhet se kanë refuzuar t’u përgjigjen telefonatave të Sergen Yalçınit, i cili…

18 minutes ago

VIDEO/ Eljon Sota largohet i përlotur nga fusha, kapiteni Aleksi pranë mbrojtësit të Egnatias

Momenti kur shoqërohet Eljon Sota me barrelëNdeshja mes Egnatias dhe Teutës prodhoi një moment të frikshëm në fushë, ku protagonist…

30 minutes ago

Netanjahu vë në pikëpyetje besueshmërinë e zgjedhjeve dhe akuzon Katarin për ndërhyrje

Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…

36 minutes ago

Rrëzohet në Brçko helikopteri italian i EUFOR-it, raportohen tre viktima dhe 12 të plagosur

Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen…

36 minutes ago