Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri në luftimet në Vaksincë të Kumanovës.
Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.
Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia e Veriut gjatë viteve 2000.
Më 25 maj 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.
Nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” dhe Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e rënies heroike të Komandant Tigrit – Fadil Nimani, promovojnë shtegun me emrin e tij: *”Fadil Nimani – Tigri”*.
Më 25 maj, nga ora 08:00 paradite, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Vaksincë.
Në orën 09:00, me autobusë në mënyrë të organizuar, do të shkohet në Sllupçan, dhe prej aty bjeshkatarët do të ecin përgjatë shtegut deri në Vaksincë, i cili është i përshtatshëm edhe për fillestarë.
Për këtë ditë madhështore, SHBA “Karadaku” do të shtrojë drekë, ndërsa pronari i kafiterisë “Tigri” në Vaksincë do të ofrojë kafe falas.